SHBA miraton paketën e ndihmës ushtarake për Ukrainën
(last modified Sat, 20 Apr 2024 19:00:26 GMT )
Prill 20, 2024 21:00 Europe/Tirane
  • SHBA miraton paketën e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar në favor të dhënies së paketës së ndihmës ushtarake për Ukrainën, prej 60.8 miliardë dollarësh.

Rezultati përfundimtar ishte 311-112. Ky shënon një moment kyç për Ukrainën, e cila ka nevojë dëshpërimisht për ndihmën ushtarake ndërsa lufton kundër pushtimit të Rusisë.

Senati pritet të miratojë masën në ditët në vijim, përpara se të nënshkruhet në ligj nga Presidenti Biden. Zyrtarët u kanë thënë mediave amerikane se disa nga municionet mund të arrijnë në Ukrainë brenda një jave.

Sipas drejtorit të CIA-s, William Burns, pa ndihma të tjera nga SHBA-ja Ukraina mund ta humbasë luftën kundër Rusisë deri në fund të vitit.

Nëse Kongresi Amerikan nuk i miraton ndihmat e reja, ekziston “një rrezik shumë real që ukrainasit mund të humbasin në fushën e betejës deri në fund të vitit 2024 ose të paktën që Putini të arrijë një pozicion ku ai në thelb mund të diktojë kushtet politike”, tha shefi i Shërbimit Sekret Amerikan. “Në këtë rast rrezikojmë shumë”- tha Burns.

Ndërsa sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, vendet e NATO-s duan t’i ofrojnë Ukrainës sisteme shtesë për mbrojtjen ajrore.

“NATO ka inventarizuar burimet ekzistuese brenda aleancës dhe ka sisteme që mund të vihen në dispozicion të Ukrainës”, tha Stoltenberg pas një video-konference me ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

 

Tags