Prill 24, 2024 12:21 Europe/Tirane
  • Bloomberg: Zvicra ngrin asetet e Rusisë

Në një raport, rrjeti i lajmeve Bloomberg njoftoi se më shumë se 14 miliardë dollarë asete ruse u ngrinë nga Zvicra.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, në raportin e Bloomberg thuhet se Berna ka ngrirë 13 miliardë franga (ekuivalente me 14 miliardë e 300 milionë dollarë) prej aseteve ruse të ruajtura në Zvicër.

Sipas këtij raporti, më shumë se 7 miliardë dollarë prej parave të bllokuara janë rezerva valutore dhe pasuri që i përkasin Bankës Qendrore të Rusisë. Në këtë raport thuhet se Sekretariati i Çështjeve Ekonomike të qeverisë zvicerane (SECO) njoftoi të martën se edhe në vitin 2023 autoritetet zvicerane kishin ngrirë 580 milionë franga të tjera prej aseteve ruse në vend, pas hetimeve të tyre dhe sqarimeve të hollësishme nga bankat zvicerane.

Autoritetet ruse kanë njoftuar më herët se deri më tani janë ngrirë 280 miliardë dollarë nga asetet e Moskës jashtë vendit. Sipas raportit të lartpërmendur, pesë deri në gjashtë miliardë dollarë nga këto asete janë ngrirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe afro 224 miliardë dollarë në Bashkimin Evropian.

 

Tags