Prill 30, 2024 09:17 Europe/Tirane

Me përhapjen e protestave në universitetet amerikane kundër vazhdimit të luftës së regjimit gjenocidal të Izraelit në Rripin e Gazës, 97 studentë pro-palestinezë u arrestuan nga policia në universitetet e Virxhinias dhe Teksasit.

Në ditët e fundit, universitetet amerikane kanë qenë dëshmitarë të protestave mbarëkombëtare të studentëve dhe profesorëve në shenjë proteste kundër politikave të Uashingtonit për mbështetjen e regjimit pushtues sionist në luftën kundër Rripit të Gazës. Me rritjen e volumit dhe intensitetit të protestave, drejtuesit e universiteteve amerikane kanë shtypur studentët demonstrues në mënyrë të paprecedentë. Në këto protesta janë arrestuar shumë studentë dhe pedagogë. Sipas IRNA, policia amerikane në vazhdim të shtypjes së studentëve pro-palestinezë dhe kundërshtarëve të regjimit sionist në universitetet amerikane, arrestoi të hënën 91 studentë pro-palestinezë në Universitetin e Virxhinias dhe 6 studentë pro-palestinezë në Universitetin e Teksasit. Policia amerikane, duke vazhduar shtypjen dhe arrestimin e studentëve pro-palestinezë dhe kundërshtimin e regjimit të rremë sionist, arrestoi edhe 25 studentë pro-palestinezë në Universitetin e Xhorxhia. Ndërkohë, autoritetet e Universitetit Columbia të Nju Jorkut, duke vazhduar të shtypjen e tubimeve të studentëve pro-palestinezë dhe duke zbatuar kërcënimet e tyre, filluan të pezullojnë studentët pro-palestinezë nga vazhdimi i studimit. Protestat studentore në mbështetje të Palestinës dhe dënimin e krimeve të regjimit gjenocidal sionist, të cilat nisën në Universitetin Columbia në New York City, SHBA, pavarësisht se u përballën me represionin nga autoritetet amerikane, u përhapën fillimisht në universitetet e tjera të këtij vendi, përfshirë Yale, Harvard, Teksas dhe Kaliforni dhe në vazhdimësia vala e protestave ka mbërritur edhe në universitetet e vendeve të tjera perëndimore, përfshirë Francën, Gjermaninë, Kanadanë, Britaninë e Madhe dhe Australinë.

Tags