Erdogan kritikon SHBA-në dhe Evropën
(last modified Mon, 13 May 2024 18:48:01 GMT )
May 13, 2024 20:48 Europe/Tirane
  • Erdogan kritikon SHBA-në dhe Evropën

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se SHBA-ja dhe vendet evropiane nuk po bëjnë sa duhet për ta shtyrë Izraelin drejt pranimit të një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza.

Turqia ka dënuar sulmet izraelite në Gaza dhe kohët e fundit ka ndaluar tregtinë me Izraelin pasi ka vendosur t’i bashkohet nismës së Afrikës së Jugut për ta akuzuar atë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Sipas Erdoganit, Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim nga Katari dhe Egjipti, por qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu nuk dëshiron që lufta të përfundojë.

“Përgjigja e Netanyahut ishte që të sulmonte njerëzit e pafajshëm në Rafah. Është bërë e qartë se kush është në anën e paqes dhe dialogut e kush dëshiron të derdhet më shumë gjak”, tha Erdogan.

Ndërkohë, marrëdhëniet midis Izraelit dhe aleatëve të tij janë të tensionuara për shkak të sulmit të planifikuar izraelit në Rafah në jug të Gazës.

 

Tags