Liderët evropianë dënuan tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i158080-liderët_evropianë_dënuan_tentativën_për_vrasjen_e_kryeministrit_sllovak
Krerët e vendeve dhe institucioneve evropiane dënuan tentativën për vrasje të kryeministrit sllovak Robert Fico dhe u shprehën njëzëri se “këto veprime nuk kanë vend në Evropë".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 16, 2024 05:58 Europe/Tirane
  • Liderët evropianë dënuan tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak

Krerët e vendeve dhe institucioneve evropiane dënuan tentativën për vrasje të kryeministrit sllovak Robert Fico dhe u shprehën njëzëri se “këto veprime nuk kanë vend në Evropë".

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar për atentatin ndaj Fico-s në rrjetin social X (ish-Twitter) dhe ka shkruar: “Jam i tronditur dhe i tmerruar nga të shtënat ndaj Robert Fitso-s dhe shpresoj që ai të shërohet sa më shpejt. Unë qëndroj pranë tij, njerëzve të tij të dashur dhe popullit të Sllovakisë".

Ursula von Der Leyen, kryetarja e Komisionit Evropian, gjithashtu e konsideroi tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak si një akt që minon demokracinë dhe shkroi në rrjetin social X: "E dënoj ashpër sulmin e turpshëm ndaj Robert Fico-s. Këto veprime nuk kanë vend në shoqëritë tona."

Dje, kryeministri sllovak Robert Fico u qëllua dhe u dërgua në spital me helikopter pas largimit nga një takim me anëtarët e qeverisë.

Sipas agjencis Sputnik, ndërhyrja kirurgjikale e kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, është kryer me sukses.

Më herët, kanali televiziv "Markiza" në Sllovaki raportoi se personi përgjegjës për sulmin ndaj kryeministrit Fico është një shkrimtar 71-vjeçar i quajtur "Juraj Cintula", një shkrimtar që ka themeluar një shoqatë letrare në Sllovaki.