Irlanda në prag të njohjes së shtetit të Palestinës
(last modified Thu, 16 May 2024 07:32:31 GMT )
May 16, 2024 09:32 Europe/Tirane
  • Irlanda në prag të njohjes së shtetit të Palestinës

Ministri i Jashtëm irlandez, Micheál Martin, njoftoi se vendi i tij do të njohë shtetin e Palestinës para fundit të këtij muaji (31 maj).

Sipas raportit të rrjetit Al-Jazeera, ministri i Jashtëm i Irlandës ka përshëndetur miratimin e rezolutës për anëtarësimin e plotë të Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe ka deklaruar se ka ardhur koha për të përcaktuar fatin e popullit të këtij vendi.

Martin, duke publikuar një deklaratë, tha: "Unë e mirëpres faktin që Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë dërrmuese rezolutën e anëtarësimit të Palestinës në këtë organizatë dhe jam krenar që Irlanda luajti një rol udhëheqës në mbështetjen e kësaj rezolute dhe votimin pro saj."

Ai shtoi: "Komuniteti ndërkombëtar duhet të deklarojë qartë se ka ardhur koha për masa konkrete dhe të pakthyeshme për të mbështetur të drejtën e barabartë për siguri, dinjitet dhe vetëvendosje për popullin palestinez dhe atë izraelit."

Ministri i Jashtëm i Irlandës shtoi: "Unë nuk kam iluzione për sfidën e realizimit të kësaj rezolute, ka një rrugë të gjatë përpara; por në votimin e së premtes, ne dëgjuam zërin e botës duke deklaruar qartë se ka ardhur koha që Palestina të zërë vendin e saj të merituar në mesin e kombeve të botës."

Rezoluta e vendeve të Grupit Arabik për anëtarësimin e plotë të Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara u miratua të premten, më 21 maj, në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara me 143 vota pro. Kjo rezolutë i jep Palestinës të drejta dhe privilegje të veçanta dhe i kërkon Këshillit të Sigurimit të pranojë kërkesën e Palestinës për t'u konvertuar në anëtaren e 194-t të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe ta rishikojë atë në mënyrë të favorshme.

Palestina është aktualisht një vend vëzhgues joanëtar dhe prej vitesh po përpiqet të bëhet anëtare me të drejta të plota në këtë organizëm ndërkombëtar. Muajin e kaluar, kësaj përpjekjeje iu vu veto nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Megjithatë, në mbledhjen e saj urgjente, Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara shqyrtoi draftin e kësaj rezolute, e cila nuk i jep Palestinës anëtarësimin e plotë, por i jep Palestinës më shumë të drejta dhe privilegje, si p.sh. anëtarësimin në organizata dhe institucione të ndryshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në të cilat tani për tani Palestina nuk është në gjendje ta bëjë atë e gjë.

Me miratimin e kësaj rezolute, Palestina u njoh si një vend i kualifikuar për anëtarësim të plotë.

Spanja, Malta dhe Sllovenia, gjithashtu, njoftuan më herët se synojnë të njohin shtetin e pavarur të Palestinës deri më 21 maj 2024.

 

 

Tags