Qershor 30, 2024 11:39 Europe/Tirane
  • Fillojnë zgjedhjet parlamentare franceze

Qytetarët francezë kanë dalë sot në kutitë e votimit për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërkohë që procesi ka penguar përgatitjet për Lojërat Olimpike Verore të Parisit, të cilat do të mbahen pas rreth një muaji.

Zgjedhje historike parlamentare zhvillohen sot në Francë. Votuesit shkojnë sot në kutitë e votimit për raundin e parë të zgjedhjeve legjislative shumë të vështira, të cilat mund t’i hapin rrugën të djathtës ekstreme për të ardhur në pushtet brenda një jave. Francezët priten në qendrat e votimit nga ora 08:00 (06:00 GMT) dhe deri në orën 18:00 ose në qytetet e mëdha në orën 20:00, dhe koha kur rezultatet e para të këtyre zgjedhjeve të dalin ka gjasa që të tronditin politikën. E mishëruar nga fytyra e butë e presidentit të saj Jordan Bardella, 28 vjeç, partia e ekstremit të djathtë ”Rally National” (RN) vlerësohet në sondazhe me 34% deri në 37% të votave, me perspektivën e paprecedentë për të marrë shumicën më 7 korrik, në mbrëmjen e raundit të dytë. Sipas këtyre sondazheve, që duhen marrë me kujdes pasi pasiguria mbetet e lartë, RN është përpara aleancës së majtë të ”Frontit të Ri Popullor” (NFP), me 27,5 dhe 29%, dhe kampit presidencial (qendër-djathtas), me 20 deri në 21%. Nëse Jordan Bardella bëhet kryeministër, do të ishte hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që një qeveri e ekstremit të djathtë do të drejtonte Francën.

Tags