Korrik 01, 2024 08:52 Europe/Tirane
  • Bazat amerikane në Evropë vendosen gatishmëri

Bazat ushtarake amerikane në vendet evropiane u vendosën në gjëndjen “Charlie”, që është niveli më i lartë i sigurisë në bazat ushtarake të këtij vendi.

Sipas rrjetit të lajmeve CNN, bazat ushtarake amerikane në vendet evropiane janë vënë në gatishmëri deri në fundjavë. Thuhet se gjëndja “Charlie” e deklaruar në këto baza është niveli më i lartë i sigurisë për bazat ushtarake amerikane. Bazat amerikane në vende si Gjermania, Rumania, Bullgaria dhe Italia janë urdhëruar të jenë në gatishmëri. Niveli më i lartë i alarmit vendoset kur ndodh një incident ose merret informacion që tregon se një lloj akti terrorist është kërcënim i mundshëm për personelin ushtarak ose objektet e tij. Një deklaratë e lëshuar nga bazat e SHBA tha se personeli ushtarak duhet të raportojë çdo aktivitet të dyshimtë, të ndjekë këshillat e Departamentit të Shtetit dhe të marrë masa paraprake për të minimizuar rrezikun personal.

Tags