NATO, një mjet krimi i perëndimorëve/ Vështrim në cicërimat e përdoruesve të X
-
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO)
Pars Today- Krimet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) nuk mund t’i fshihen askujt, ndaj Alfred Dozias, ish-ekspert i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, e konsideron këtë organizatë si kërcënimin më të madh për njerëzimin.
Në këtë raport nga Pars Today, ne kemi hedhur një vështrim në cicërimat kritikuese të përdoruesve të rrjetit social X në lidhje me sjelljen dhe ndërhyrjet e NATO-s që shkaktojnë krizë.
Krimet e NATO-s
Një nga përdoruesit me emrin e përdoruesit lookingnLearning në rrjetin social X ka vënë në dukje disa nga krimet e NATO-s dhe ka shkruar:
Situata ka ndryshuar, por vlerat e bandave të armatosura të NATO-s dhe birucave të zotërinjve të tyre nuk kanë ndryshuar, nga krimet në Jugosllavi e deri tek krijimi i blojtësve të mishit në rajonin e Ukrainës: Nga trafiku i drogës tek pjesët e trupit të njeriut!

Të jesh kukull e NATO-s
Edhe Mehdi Atizadi, një nga aktivistët e fushës politike, NATO-n e konsideron si mjet të krimeve të demokratëve britanikë dhe amerikanë dhe thotë:
Këto fonde janë siguruar vazhdimisht për shpërbërjen e Jugosllavisë dhe grushtin e shtetit në Rumani dhe Revolucionin Kadife në Ukrainë dhe Partinë Polake të Solidaritetit dhe masakrat në Egjipt dhe Libi dhe tani në Gaza dhe Ukrainë. NATO është një mjet i krimeve të britanikëve dhe demokratëve. Një ditë ky krim do të marrë fund.

Shantazhi i NATO-s mbi Rusinë
Milad Rezaei, një përdorues tjetër i rrjetit X, i përshkroi sulmet terroriste të së dielës në qytetet Makhachkala dhe Darband në Republikën e Dagestanit si shantazh të NATO-s ndaj Rusisë dhe shkroi:
Dje u krye një sulm terrorist në dy zona në Dagestan dhe tregoi se hegjemonia e Perëndimit ose mjeti i tij ushtarak NATO-ja ka tentuar jo-zyrtarisht të kryejë shantazh terrorist ndaj Rusisë.

Luftënxitja e NATO-s
Mohammed Reza Shekohi Fard, një tjetër aktivist i rrjetit social X, në një postim ka folur për luftënxitjen e Amerikës dhe NATO-s dhe thotë:
Ushtria ukrainase me raketat që ka marrë së fundmi nga Shtetet e Bashkuara ka sulmuar një plazh dëfrimi në Rusi. Deri më tani janë vrarë rreth 10 persona, nga të cilët 5 fëmijë. Nëse ky nuk është një shembull i terrorizmit asimetrik shtetëror amerikan, atëherë çfarë është? Biden dhe shokët e tij në NATO duket se kanë marrë vendimin për të ndezur zjarrin e luftës së tretë.

NATO është terroriste
Një përdorues i quajtur MdTaghi gjithashtu i quajti anëtarët e NATO-s terroristë dhe shkroi:
Me sa duket, zoti Putin më në fund ka gjetur pikën e kulmonte të koordinimit të ngushtë të NATO-s, Izraelit dhe terroristëve të ISIS kundër njerëzimit. Shpresoj që këshilla e sinqertë e të nderuarit Haj Kassem Sulejmani, i cili fqinjëve dhe miqve rusë u tregoi diplomacinë në terren, do të zbatohet.

Paaftësia e NATO-s
Mahmoud Rezaei, një tjetër aktivist i rrjetit X, e sheh NATO-n dhe partnerët e saj në një pozitë të dobët dhe thekson:
Izraeli, Perëndimi dhe NATO, në rast lufte, nuk kanë guxim të luftojnë, ndaj bombardimi i zonave të banuara është e vetmja gjë që ata do të bëjnë. Çaktivizimi i forcave ajrore të NATO-s do të thotë humbje e tyre, disfata e NATO-s në Ukrainë është goditja më e madhe për ta.
