Rusia hedh poshtë spekulimet në lidhje me luftën me Perëndimin
(last modified Wed, 17 Jul 2024 18:23:29 GMT )
Korrik 17, 2024 20:23 Europe/Tirane
  • Rusia hedh poshtë spekulimet në lidhje me luftën me Perëndimin

Zëdhënësi i Kremlinit, sot ka hedhur poshtë spekulimet në lidhje me një luftë të mundshme të Rusisë me Perëndimin.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA njoftoi se Dmitry Peskov ka reaguar në lidhje me deklaratat e Andrzej Duda, presidentit të Polonisë dhe ka thënë: "Suksesi i operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë nuk do ta shtojë rrezikun e luftës mes Moskës dhe shteteve perëndimore."

Sipas këtij raporti, presidenti i Polonisë kishte thënë se në rast të fitores së Rusisë në luftën me Ukrainën, do të afrojë në mënyrë të pabesueshme mundësinë për shpërthimin e një lufte mes Rusisë dhe shteteve perëndimore."

Zëdhënësi i Kremlinit theksoi: "Ne nuk jemi dakord me këtë pikëpamje."

Shtetet perëndimore, që nga fillimi i luftës së Rusisë dhe Ukrainës në shkurt të vitit 2022, kanë dhënë me qindra miliarda dollarë ndihma për Kievin. Ndihmat ushtarake ndaj Ukrainës në vitin 2022, kanë filluar me municione dhe ofrimin e trajnimeve ushtarake dhe aktualisht këto ndihma janë shndërruar në dërgimin e tankeve dhe sistemeve të sofistikuara raketore në Ukrainë.

 

Tags