Sulm ukrainas me dronë në Belgorod/ Vriten 7 persona
(last modified Sat, 20 Jul 2024 18:54:30 GMT )
Korrik 20, 2024 20:54 Europe/Tirane
  • Sulm ukrainas me dronë në Belgorod/ Vriten 7 persona

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit kapën dhe rrëzuan 3 dronë në zonën Belgorod, mëngjesin e së shtunës. Në këtë incident humbën jetën 7 civilë.

Sot në mëngjes, Ukraina sulmoi me disa dronë qytetin Shipkino në provincën kufitare ruse Belgorod. Deri më tani, për mediat nuk është raportuar për numrin e të lënduarve në këtë incident.

Pak orë më parë, Vasily Globev, guvernatori i rajonit Rostov, bëri të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore të forcave të armatosura ruse kanë kapur dhe rrëzuar mbrëmë 26 dronë sulmues ukrainas në këtë rajon.

Sipas guvernatorit të Rostovit, ky incident nuk ka shkaktuar dëme dhe nuk ka persona të lënduar apo të vrarë.

Sulmet me dronë dhe raketa të ushtrisë ukrainase kundër qyteteve kufitare ruse janë intensifikuar gjatë javëve të fundit.

 

Tags