Krizë në Francë; Një alarm për bombë në Paris
Në prag të fillimit të Lojërave Olimpike 2024 në Paris, atmosfera është shoqëruar me kriza të shumta sigurie si kërcënime me bomba dhe ndërprerje në linjat hekurudhore.
Lojërat Olimpike Verore do të organizohen nga Franca dhe do të vazhdojnë deri më 11 gusht. Zyrtarët që organizojnë Lojërat Olimpike në Francë kishin njoftuar më parë se të paktën 50,000 forca policie do të jenë përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në rajonin Ile de France.
Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, në prag të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris, linjat franceze të trenëve të shpejtësisë së lartë kanë qenë objektivi i atyre që janë quajtur "akte të koordinuara të sabotimit", të cilat sipas autoriteteve shtetërore francez, kompania hekurudhore (SNCF), shkaktoi ndërprerje në linjat hekurudhore të shpejtësisë së lartë në veri dhe në lindje të Francës.
Ky incident ka ndryshuar itinerarin ose ka anuluar lëvizjen e shumë trenëve. SNCF tha se ndër aktet e vandalizmit të kryer ishte edhe zjarrvënia. Ka raportime për anulime dhe ndryshim të drejtimit të trenëve dhe thuhet se kjo do të prekë 800 mijë pasagjerë. Pak orë para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike 2024 në Paris, dy pako të dyshimta janë zbuluar në stacionin e trenit Gare du Nord në Paris. Nuk është ende e qartë nëse këto pako përmbanin eksploziv apo jo. Sipas këtij raporti, për shkak të zbulimit të këtyre dy pakove të dyshimta në stacionin përkatës gjatë dhënies së paralajmërimit për bombë, ky stacion është mbyllur dhe policia ka vënë në rend dite hetimin e saj. Një orë më parë ka rinisur funksionimin aeroporti “Basel-Molouse” i Francës, i vendosur në kufirin e këtij vendi me Zvicrën dhe Gjermaninë, i cili u evakuua për shkak të kërcënimit me bombë në ditën e hapjes së Lojërave Olimpike 2024 në Paris.