Orban: Rusia mundi të neutralizojë sanksionet perëndimore
(last modified 2024-07-27T19:05:30+00:00 )
Korrik 27, 2024 21:05 Europe/Tirane
  • Orban: Rusia mundi të neutralizojë sanksionet perëndimore

Kryeministri i Hungarisë tha se Rusia ka forcuar qëndrueshmërinë e sistemit të saj ndaj sanksioneve perëndimore me mësimet që ka nxjerrë nga e kaluara.

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se Rusia ka mundur të përshtatet me sanksionet perëndimore dhe të fitojë fleksibilitet ekonomik dhe social.

Të shtunën, kryeministri i Hungarisë hodhi poshtë pretendimin e të qenit të Rusisë "shtet autoritar" dhe theksoi se Rusia ka nxjerrë mësime që nga viti 2014, dhe jo vetëm që ka nxjerrë mësime nga zhvillimet e atij viti, por edhe i ka kthyer ato në veprime.

Orban shtoi: "Rusët kanë bërë zhvillimin e nevojshëm në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe atë bankar, në mënyrë që sistemi financiar i vendit të mos shpërbëhet. Ata kanë përmirësuar përshtatshmërinë e tyre."

Kryeministri i Hungarisë theksoi: “Kur Rusia përshkruhet si një vend autokrat i rreptë, është gënjeshtër. Në fakt, po flasim për një vend që ka demonstruar fleksibilitet teknik, ekonomik dhe, siç e shihni, ndoshta edhe social."

Kryeministri hungarez kujtoi se Perëndimi i kërkoi të gjithë botës të ndërmerrte veprime kundër Rusisë, por përkundrazi, të gjitha vendet u kthyen gradualisht në mbështetje të Rusisë.

 

Tags