Korrik 29, 2024 09:16 Europe/Tirane
  • Kremlini: Putin mezi pret takimin me Pezeshkian

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, theksoi se presidenti i ri i Iranit është ftuar nga Rusia që të marrë pjesë në samitin e BRICS në Kazan.

Presidenti rus Vladimir Putin mesi pret të takohet me Massoud Pezeshkian. Sipas IRNA, duke cituar gazetën Izvestia, Peskov deklaroi se Irani, si një nga anëtarët e rinj të organizatës BRICS, tashmë është ftuar që të marrë pjesë në samitin e BRICS  i cili është planifikuar të mbahet në Kazan të Rusisë në muajin tetor. Shpresojmë që presidenti i ri i Iranit të vijë në këtë samit sepse presim që Putini të takohet me Pezeshkian në kuadër të këtij samiti.  Sipas gazetës Izvestia, më 8 korrik, presidenti rus ka uruar homologun e tij iranian për fitoren e tij në zgjedhje. Në këtë telefonatë, Pezeshkian e njoftoi homologun e tij rus për gatishmërinë Iranin për të nënshkruar draftin e bashkëpunimit strategjik midis Teheranit dhe Moskës në margjinat e Samitit të BRICS në Kazan. Irani u bë anëtar i plotë i Shoqatës BRICS më 1 janar 2024.

Tags