Presidenti rus: Marrëdhëniet dypalëshe të Moskës me Teheranin janë strategjike
(last modified Thu, 12 Sep 2024 19:01:06 GMT )
Shtator 12, 2024 21:01 Europe/Tirane
  • Presidenti rus: Marrëdhëniet dypalëshe të Moskës me Teheranin janë strategjike

Vladimir Putin presidenti rus, marrëdhëniet dypalëshe Moskë-Teheran i quajti strategjike dhe në zhvillim.

Në takimin e tij me Ali Akbar Ahmadian, Sekretarin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, në margjinat e takimit të zyrtarëve të lartë të sigurisë të vendeve anëtare të BRICS në Shën Petersburg, presidenti rus Vladimir Putin, duke iu referuar rritjes së marrëdhëniet mes Iranit dhe Rusisë në të gjitha fushat, tha se vullneti i vendosur i Teheranit dhe Moskës bazohet në thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve po zhvillohen falë përpjekjeve të lidershipit të Iranit. Duke kujtuar trendin në rritje të shkëmbimeve mes Iranit dhe Rusisë në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, naftës dhe energjisë, transportit dhe bashkëpunimit paqësor bërthamor, presidenti rus deklaroi se të dy vendet kanë bashkëpunim të gjerë në formën e marrëdhënieve dypalëshe dhe mekanizmave të tillë, si BRICS, Shangai dhe Bashkimi Euroaziatik. Presidenti rus zhvillimin e Korridorit Veri-Jug e konsideroi ndër projektet prioritare të Rusisë dhe Iranit dhe tha se Moska është e vendosur të bashkëpunojë me Teheranin në fusha të ndryshme dhe është në pritje të vizitës së presidentit të Iranit, Massoud Pezeshkian, në Moskë dhe nënshkrimin e marrëveshjeve strategjike. Ali Akbar Ahmadian, duke iu referuar fillimit të punës së qeverisë së re të Iranit, tha se qasja për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Iranit dhe Rusisë do të vazhdojë edhe në qeverinë e presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian. Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit shpjegoi edhe procesin e fundit të zhvillimit të marrëdhënieve Teheran-Moskë në dimensionet dypalëshe, si dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në forumet ndërkombëtare.

Tags