Gjermania ka ndaluar eksportin e armëve në Izrael
(last modified Thu, 19 Sep 2024 06:56:13 GMT )
Shtator 19, 2024 08:56 Europe/Tirane
  • Gjermania ka ndaluar eksportin e armëve në Izrael

Agjencia e lajmeve Reuters në një raport shkroi: Berlini ka ndaluar lëshimin e licencave të reja për eksportet e armëve në Izrael.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një burim i afërt me Ministrinë Gjermane të Ekonomisë citoi një zyrtar të lartë në qeverinë e këtij vendi të thoshte se Berlini po vonon lëshimin e licencave të reja për eksportet e armëve në Izrael (regjimin) deri në përfundimin e padive që aksportet e armëve në Tel Aviv u konstatuan se ishte një shkelje e ligjeve humanitare dhe e pezulluan dërgimin e armëve për regjimin sionist. Sipas një raporti të Reuters, në vitin 2023, Gjermania miratoi lëshimin e licencave të eksportit të armëve me vlerë 326 milionë e 500 mijë euro, duke përfshirë pajisje ushtarake dhe armë luftarake për regjimin izraelit, që krahasuar me vitin 2022, ishin dhe herë më shumë. Por nga fillimi i këtij viti (2024) deri më 21 gusht, Berlini ka pranuar vetëm të lëshojë një licencë prej 14 milionë e 500 mijë eurosh, nga të cilat vetëm 32 mijë e 449 euro janë ndarë për sektorin e armëve të luftës. Raporti i Reuters shton: Ndërsa Ministria Gjermane e Ekonomisë ende nuk i është përgjigjur kërkesës për koment për këtë çështje. Zëdhënësi i qeverisë së këtij vendi, Steffen Hebstreit, përmes një deklarate ka bërë të ditur se nuk ka sanksione për eksportin e armëve gjermane tek regjimi izraelit. Agjencia e lajmeve Reuters kishte pretenduar më parë se qeveria britanike ka ulur me 95% dhënien e lejeve për dërgimin e armëve në territoret e pushtuara që nga fillimi i luftës në Gaza.

Tags