Dënohet akti terrorist i regjimit sionist në Liban
(last modified Fri, 20 Sep 2024 19:06:40 GMT )
Shtator 20, 2024 21:06 Europe/Tirane
  • Dënohet akti terrorist i regjimit sionist në Liban

Sahab – Venezuela dënoi ashpër aktin terrorist të regjimit sionist kundër qytetarëve libanezë.

Sipas kanalit televiziv Al-Alam, qeveria e Venezuelës të premten në një deklaratë duke dënuar aktin terrorist të Izraelit në Liban njoftoi: Ky veprim i Izraelit, shkakton dhunë, viktima dhe shkatërrime, shkakton frikë dhe ankth tek popullata e pambrojtur civile. Qeveria e Venezuelës në këtë deklaratë ka paralajmëruar për heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj shkeljes sistematike të parimeve të përfshira në të drejtën ndërkombëtare nga regjimi sionist dhe ka thënë se mosrespektimi i ligjeve dhe konventave ndërkombëtare nga regjimet që promovojnë terrorizmin, bëhet shkak që tensionet politike dhe ushtarake në Azinë Perëndimore të intensifikohen. Ndërsa deklaroi solidaritetin me familjet e viktimave dhe të plagosurve në Liban, qeveria venezueliane theksoi nxitjen e dialogut si një mjet bazë për të ruajtur paqen dhe mirëqenien e kombeve me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe vendosjen e lidhjeve vëllazërore. Edhe pse institucione si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë apo Gjykata Ndërkombëtare Penale ndërmorën disa veprime ligjore kundër regjimit sionist, por mbështetja e Amerikës ka bërë që këto masa të mos ndiqen në praktikë dhe praktikisht as çështja e regjimit sionist në gjykatat penale ndërkombëtare nuk ka arritur në përfundim. Kështu mund të thuhet se një nga arsyet e paaftësisë ose dështimit të komunitetit ndërkombëtar për të ndërmarrë veprime kundër regjimit sionist dhe për të ndaluar krimet e paprecedentë në Gaza dhe Liban, lidhet me mbështetjen e hapur dhe publike të Amerikës për këtë regjim.

Tags