The Guardian: Vrasja e Nasrallahut poshtëroi SHBA-në
(last modified Mon, 30 Sep 2024 18:52:39 GMT )
Shtator 30, 2024 20:52 Europe/Tirane
  • The Guardian: Vrasja e Nasrallahut poshtëroi SHBA-në

Duke injoruar thirrjen e SHBA-së për një armëpushim në Liban dhe duke vrarë sekretarin e përgjithshëm të Hezbollahut Sejed Hasan Nasrallah, Izraeli ka poshtëruar presidentin amerikan Joe Biden.

Izraeli kreu sulmet ajrore vetëm disa orë pasi SHBA dhe Franca bënë thirrje për armëpushim në Liban, raportoi të dielën gazeta The Guardian.

"Kryeministri i regjimit izraelit Benjamin Netanyahu ka trajtuar vazhdimisht me përbuzje aleatin më të vendosur dhe më thelbësor të vendit të tij", shkruante gazeta.

Sipas raportit të The Guardian, zyrtarët amerikanë dhe francezë kishin thënë se Netanyahu e miratoi privatisht thirrjen për një armëpushim, ndërkohë, ai e refuzoi atë pasi urdhëroi vrasjen e Nasrallah,.

“Gjatë muajve, kryeministri izraelit i ka thënë periodikisht Uashingtonit atë që dëshiron të dëgjojë, dhe më pas ka bërë çfarë të dojë", shkruan The Guardian duke shtuar: “Dështimi i përqafimit të zotit Biden me Netanyahun është më i ashpër se kurrë. Presidenti duhet t'i thotë atij se SHBA nuk do të vazhdojë të furnizojë armatime, në mënyrë që Izraeli të mos ta injorojë atë në mënyrë të pamatur."

 

Tags