Tetor 06, 2024 07:12 Europe/Tirane
  • Irani shpreh ngushëllime për qeverinë dhe popullin e Bosnjë-Hercegovinës

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e disa shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në këtë vend.

Sipas ISNA, Ismail Beqaei lidhur me këtë në faqen sociale të X-it ka shkruar: “Ne jemi thellësisht të prekur nga përmbytjet dhe dëmet serioze të shkaktuara nga reshjet e dendura në Bosnje dhe Hercegovinë. Ai shtoi: “Ne shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për qeverinë, vëllezërit dhe motrat tona në Bosnje dhe Hercegovinë, veçanërisht për familjet e të vdekurve dhe të lënduarve. Diplomati i lartë i Republikës Islamike të Iranit tha: “Në këtë kohë të vështirë, kombi dhe qeveria e Republikës Islamike të Iranit si gjithmonë qëndron pranë jush dhe shprehim ngushëllimet tona për të gjitha viktimat”. Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe shumë dëme janë shkaktuar në “Bosnje-Hercegovinë” pas shirave të dendur dhe përmbytjeve shkatërruese.

 

Tags