Izraeli ndalohet që të marrë pjesë në ekspozitën ushtarake të Madridit
(last modified Fri, 01 Nov 2024 18:50:08 GMT )
Nëntor 01, 2024 19:50 Europe/Tirane
  • Izraeli ndalohet që të marrë pjesë në ekspozitën ushtarake të Madridit

Sahab- Ministria e Mbrojtjes e Spanjës, për shkak të vazhdimit të luftës brutale të regjimit izraelit kundër Gazës dhe Libanit, nuk lejoi pjesëmarrjen e këtij regjimi dhe kompanive të lidhura me të, në ekspozitën ushtarake në Madrid.

Sipas rrjetit Sahab, Amparo Alcaras, sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes të Spanjës ka njoftuar: Izraeli dhe kompanitë e tij nuk do të lejohen të marrin pjesë në Ekspozitën e 4-të Ndërkombëtare të Mbrojtjes dhe Sigurisë (FEINDEF) që do të mbahet në Madrid në vitin 2025. Duke theksuar se Spanja është e përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë në Palestinë dhe Liban dhe respekton të drejtën ndërkombëtare humanitare, Alcaras tha: Ekspozita Ndërkombëtare e Mbrojtjes dhe Sigurisë nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj kësaj çështjeje. Sipas këtij raporti, qëllimi i vendimit për përjashtimin e kompanive izraelite nga kjo ekspozitë është të shprehet protesta kundër sulmeve të Izraelit në territoret e pushtuara të Palestinës dhe Libanit. Ekspozita e Industrisë Ushtarake të Madridit është një nga 10 ekspozitat më të mëdha të industrisë së mbrojtjes në botë. Më parë, presidenti francez e kishte ndaluar pjesëmarrjen e regjimit sionist në ekspozitën ushtarake të Parisit.

Tags