Vazhdojnë veprimet anti-iraniane të Amerikës, 4 dekada përpjekje të pasuksesshme
(last modified Sun, 03 Nov 2024 17:25:03 GMT )
Nëntor 03, 2024 18:25 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë veprimet anti-iraniane të Amerikës, 4 dekada përpjekje të pasuksesshme
    Vazhdojnë veprimet anti-iraniane të Amerikës, 4 dekada përpjekje të pasuksesshme

ParsToday- Uashingtoni ende insiston në vazhdimin e politikave dhe veprimeve të njëanshme të Amerikës kundër Iranit dhe gjatë presidencës së Joe Biden, lufta e kombinuar kundër Republikës Islamike të Iranit është intensifikuar për arsye të ndryshme.

Sipas Parstoday, në muajt e fundit të qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë dhe para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit 2024, presidenti amerikan Joe Biden, në një letër drejtuar krerëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të premten,  vazhdoi edhe për një vit tjetër "gjendjen e emergjencës kombëtare" në lidhje me Iranin.

Jimmy Carter, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1979, lëshoi Dekretin Ekzekutiv Nr. 12170 më 14 nëntor të vitit 1979, 10 ditë pas pushtimit të ambasadës së SHBA-ve në Teheran, urdhër ky i cili bën thirrje për sekuestrimin e aseteve të Republikës Islamike të Irani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe që nga ai vit e deri më sot, të gjithë presidentët amerikanë e kanë zgjatur dekret ekzekutiv.

Veprimi i presidentit amerikan Joe Biden në zgjatjen e gjendjes emergjente kundër Iranit, tregon qasjen reale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit, gjë që është vazhdimi i armiqësisë dhe politikës armiqësore me kombin iranian. Pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979 dhe krijimit të Republikës Islamike në Iran, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si lider i Bllokut Perëndimor, i cili gjithmonë është përpjekur të luajë rolin e fuqisë hegjemoniste në rajonin e Azisë Perëndimore, mori një qasje armiqësore ndaj Iranit dhe në krye të politikës së vet vendosi përpjekjet për përmbysjen e Republikës Islamike të Iranit. Gjatë katër dekadave të fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbatuar politikat dhe masat më të njëanshme kundër Republikës Islamike të Iranit në mënyra të ndryshme, si vendosja e sanksioneve më të gjera, kërcënimet ushtarake, nisja e fushatave politike dhe diplomatike dhe lufta psikologjike kundër popullit të Iranit.

Joe Biden që nga marrja e detyrës në janar të vitit 2021, pavarësisht sloganeve të tij të mëparshme, ka vazhduar fushatën e presionit maksimal dhe herë pas here ka shpallur sanksione të reja kundër Iranit me pretekste të ndryshme.

Duke pasur parasysh se Amerika është e përfshirë në zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet afatmesme të Kongresit Amerikan në vitin 2024, Donald Trump si kandidat republikan në fushatën e tij zgjedhore, po përpiqet të tërheqë vëmendjen e lobeve dhe qarqeve sioniste në Amerikë si AIPAC me retorika anti-iraniane. Natyrisht, Joe Biden dhe tashmë Kamala Harris si kandidatë demokratë, duke vazhduar dhe intensifikuar sanksionet ndaj Iranit, herë pas here duke përsëritur akuzat ndaj Iranit, kanë thënë gjithashtu se të gjitha opsionet janë në tavolinë ndaj Iranit.

Çështja e rëndësishme është se ka një dualitet të dukshëm në politikën e Amerikës ndaj Iranit. Një nga akuzat e vazhdueshme të Uashingtonit ndaj Teheranit është "përpjekja e Iranit për të prodhuar armë bërthamore" dhe me këtë pretekst, që nga presidenca e George W. Bush, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbatuar sanksione të rënda dhe të paprecedentë kundër Iranit. Megjithatë, baza e kësaj akuze është vënë në pikëpyetje jo vetëm në raporte të shumta të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, por edhe nga vetë agjencitë e inteligjencës amerikane.

Një pjesë e raportit të deklasifikuar nga zyra e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të Amerikës, i lëshuar në korrik të vitit 2023, përsëriti se Irani aktualisht nuk po kryen aktivitete kyçe të zhvillimit të programit bërthamor të nevojshme për të prodhuar një bombë bërthamore të testueshme. Para kësaj, pra në dhjetor të vitit 2022, Avril Haines, drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të Amerikës, pohoi qartë se nuk ekziston asnjë informacion që tregon se Irani ka vendosur të ndërtojë armë bërthamore.

Më parë, drejtori i CIA-s, William Burns, tha në margjinat e një konference sigurie në Gjeorgji, se "nuk kishte prova të cilat mund të tregonin vendimin e Iranit për të ndërtuar armë bërthamore, dhe nëse Irani do ta bënte një gjë të tillë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre me shumë gjasa do të ishin në gjendje të zbulojeni menjëherë".

Irani ka reaguar me vendosmëri ndaj kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat janë përsëritur shumë herë nga presidentë të ndryshëm të këtij vendi, duke pretenduar se të gjitha opsionet kundër Iranit janë në tavolinë. Kjo tregon se Teherani, ndërkohë që rrit fuqinë e tij parandaluese me qëllimin e një reagimi vendimtar dhe pendues ndaj çdo armiku agresiv, jo vetëm që nuk ka frikë nga kërcënimet e Uashingtonit, por në rast të ndonjë agresioni të mundshëm amerikan kundër Iranit, do të tregojë një reagim shumë të ashpër ndaj çdo lloj agresioni. Për më tepër, zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme kundër Iranit, gjë që bëri edhe Biden, nuk shkakton ndonjë problem në vendosmërinë e Teheranit për t'iu kundërvënë veprimeve konspirative të Uashingtonit.

 

Tags