Një ushtar amerikan vritet në Gaza
Ushtria amerikane ka njoftuar se një nga ushtarët e saj, rreshteri Quandarius Davon Stanley është vrarë në Gaza.
Ushtria amerikane njoftoi të martën se një nga ushtarët e saj ishte vrarë javën e kaluar pasi u plagos rëndë gjatë një misioni në Rripin e Gazës.
Projekti i urës lundruese të Gazës është përballur me pengesa sigurie, logjistike dhe të tjera që kur ndihma humanitare u dërgua për herë të parë më 17 maj.
Shtetet e Bashkuara pretendojnë se e ndërtuan këtë urë lundruese, ndërtimi i së cilës filloi në prill me një kosto prej 320 milionë dollarësh, për të dërguar më shumë ndihma humanitare në Rripin e Gazës.
Kjo është në një kohë që SHBA-ja ka qenë mbështetësi kryesor i regjimit fëmijëvrasës sionist dhe nuk ka hezituar të dërgojë armë në Tel Aviv për të vrarë fëmijë dhe gra të pafajshme në Rripin e Gazës.
Një numër analistësh dhe vëzhguesish politikë arabë e kishin përshkruar urën lundruese të Gazës si një kurth të rrezikshëm për qeverinë e presidentit amerikan Joe Biden dhe si dëshirën e regjimit sionist për të arritur qëllime të fshehta në këtë zonë.