Libani dhe Hezbollahu bien dakord me propozimin e armëpushimit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i164936-libani_dhe_hezbollahu_bien_dakord_me_propozimin_e_armëpushimit
Ali Hassan Khalil, një anëtar i parlamentit libanez, tha se qeveria libaneze dhe Hezbollahu kanë rënë dakord me propozimin e SHBA për një armëpushim me Izraelin, por kanë "disa opinione" për përmbajtjen e këtij propozimi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 19, 2024 06:09 Europe/Tirane
  • Libani dhe Hezbollahu bien dakord me propozimin e armëpushimit

Ali Hassan Khalil, një anëtar i parlamentit libanez, tha se qeveria libaneze dhe Hezbollahu kanë rënë dakord me propozimin e SHBA për një armëpushim me Izraelin, por kanë "disa opinione" për përmbajtjen e këtij propozimi.

Sipas ISNA, “Ali Hassan Khalil”, ndihmësi i “Nabieh Bari”, kryetar i Kuvendit dhe deputet i fraksionit “Zhvillim dhe Liri”, i cilësoi këto përpjekje si më seriozet e deritanishme për t’i dhënë fund luftës. Agjencia e lajmeve Reuters e citoi atë të raportonte se Libani të hënën i ka dhënë përgjigje me shkrim ambasadorit amerikan në vend dhe i dërguari i Shtëpisë së Bardhë Amos Hochstein është nisur për në Bejrut për të vazhduar negociatat. Gjithashtu, kanali hebraik 12 raportoi se Amos Hochstein po niset për në Bejrut pasi mori shpjegime nga pala libaneze për arritjen e një marrëveshjeje. Rrjeti Al-Jadeed gjithashtu tha se Nabih Berri, kryetar i Parlamentit libanez, për pesë deri në shtatë netë me radhë ka kaluar dy orë i mbyllur në një dhomë, nga ku lidhej me Uashingtonin dhe Parisin me telefon. Sipas raportit, ka dalë i buzëqeshur nga dhoma duke u thënë këshilltarëve të tij: "Jini të lumtur gjithcka mbaroi". Më parë, kryeministri libanez Najib Mikati në një intervistë për televizionin "Al Arabi" tha se përgjigja e vendit ndaj draft-armëpushimit është pozitive dhe se vetëm disa "çështje të paqarta" duhet të sqarohen në një bisedë ballë për ballë me përfaqësuesin special të SHBA. Të dy zyrtarët libanezë kanë thënë se Amos Hochstein, përfaqësuesi special i administratës së Bidenit, "së shpejti" do të udhëtojë në Bejrut. Izraeli nuk ka reaguar ende ndaj këtij lajmi.