Kryeministri i Irlandës: Do të arrestojmë Netanyahun dhe Gallantin
Pas lëshimit të urdhër-arrestit ndërkombëtar për krerët e lartë të regjimit sionist, kryeministri i Irlandës theksoi se nëse kryeministri dhe ish-ministri i luftës i këtij regjimi do të hyjnë në territorin e këtij shteti, ata do të arrestohen patjetër.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, cituar nga e përditshmja "The Irish News", kryeministri irlandez Simon Harris njoftoi se nëse kryeministri i regjimit sionist Benjamin Netanyahu dhe ish-ministri i luftës së këtij regjimi, Yoav Gallant hyjnë në territorin e Irlandës, policia irlandeze do t'i arrestojë ata.
Këto deklarata të kryeministrit irlandez bëhen pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare (Gjykata e Hagës) lëshoi një urdhër arresti për kryeministrin dhe ish-ministrin e luftës të regjimit sionist për shkak se ata kanë kryer krime lufte në Rripin e Gazës.
Të premten, kryeministri i Irlandës, në përgjigje të pyetjes së televizionit kombëtar të vendit, nëse Netanyahu do të arrestohet në tokën irlandeze, theksoi: "Po, sigurisht, ne i mbështesim gjykatat ndërkombëtare dhe ekzekutimin e dënimeve të tyre."
Ndërkohë, gjithashtu edhe ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, theksoi nevojën që të gjitha vendet e botës t'u binden rregullave të organizatave ndërkombëtare dhe tha: "Nëse Netanyahu dhe Gallant vijnë në Itali, ne duhet t'i arrestojmë patjetër ata, sepse Italia, si anëtare e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, nga pikëpamja juridike është e detyruar t'i zbatojë aktvendimet e kësaj gjykate."
Gjithashtu, lidhur me këtë, edhe kreu i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha: "Urdhri i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut dhe Gallantit nuk është politik. Ne duhet ta respektojmë vendimin e kësaj gjykate dhe ta zbatojmë atë."
Të enjten, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arresti për kryeministrin e regjimit sionist, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrin e luftës së këtij regjimi, Yoav Gallant. Bëhet me dije se shkak për lëshimin e tij është kryerja e krimeve të luftës në Gaza nga këta dy zyrtarë të regjimit sionist.