Medvedev: Është në interesin e Evropës të ndalë mbështetjen ndaj Ukrainës
Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë paralajmëroi të dielën vendet perëndimore se raketat Oreshnik mund të shkaktojnë dëme të rënda në kryeqytetet perëndimore në vetëm pak minuta.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, tha në një fjalim paralajmërues: "Raketat Oreshnik mund të shkaktojnë dëme serioze në kryeqytetet perëndimore në vetëm pak minuta".
Në fund, Medvedev paralajmëroi: "Nuk do të ndihmojnë as strehimoret e posaçme kundër bombave dhe shpresa e vetme do të jetë që Rusia të paralajmërojë paraprakisht për lancimet e saj raketore. Prandaj, është më mirë të hiqni dorë nga mbështetja e luftës në Ukrainë!”.
Medvedev shtoi: "Vetëm në rast se NATO-ja vjen në vete dhe braktis politikën e saj luftarake ndaj Rusisë, konflikti midis Moskës dhe Kievit mund të përfundojë shpejt pa viktima."
Së fundmi, Kievi ka goditur pjesë të Rusisë me raketa me rreze të gjatë veprimi të ofruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Anglia. Nga ana tjetër, Moska zbuloi gjithashtu raketat e veta të reja balistike (Oreshnik), të cilat, sipas zyrtarëve të këtij vendi, nuk ekziston ende ndonjë teknologji për t'i kapur ato.