Reagimi i Amerikës ndaj bisedimeve bërthamore mes Iranit dhe Evropës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i165146-reagimi_i_amerikës_ndaj_bisedimeve_bërthamore_mes_iranit_dhe_evropës
Zëdhënësi i DASH pa përmendur nëse vendi i tij ishte i ftuar apo jo në bisedimet bërthamore midis Iranit dhe Evropës tha: Uashingtoni nuk do të marrë pjesë në negociatat mes Iranit dhe tre vendeve evropiane, të planifikuara që të mbahen më 29 nëntor në Gjenevë të Zvicrës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 26, 2024 08:02 Europe/Tirane
  • Reagimi i Amerikës ndaj bisedimeve bërthamore mes Iranit dhe Evropës

Zëdhënësi i DASH pa përmendur nëse vendi i tij ishte i ftuar apo jo në bisedimet bërthamore midis Iranit dhe Evropës tha: Uashingtoni nuk do të marrë pjesë në negociatat mes Iranit dhe tre vendeve evropiane, të planifikuara që të mbahen më 29 nëntor në Gjenevë të Zvicrës.

Sipas IRNA, zëdhënësi i DASH, Matthew Miller, iu përgjigj një pyetjeje rreth negociatave ndërmjet Iranit dhe tre vendeve evropiane në Gjenevë dhe se nëse Uashingtoni do të marrë pjesë në këto negociata apo jo?, tha: Uashingtoni po koordinon ngushtë veprimet me partnerët e tij në trojkën evropiane (Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe) në lidhje me zbatimin e plotë të detyrimeve të mbrojtjes bërthamore të Iranit. Miller gjithashtu tha: Irani pa vonesa duhet të bashkëpunojë plotësisht me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Duhet theksuar se bisedimet mes Iranit dhe tre vendeve evropiane Franca, Gjermania dhe Britania janë planifikuar të zhvillohen të premten (29 nëntor) në Gjenevë të Zvicrës.