Zyrtarët sionistë: Ne nuk e pranojmë mbikëqyrjen franceze mbi armëpushimin libanez
https://parstoday.ir/sq/news/world-i165222-zyrtarët_sionistë_ne_nuk_e_pranojmë_mbikëqyrjen_franceze_mbi_armëpushimin_libanez
Gazeta amerikane “Wall Street Journal” shkruante në një raport duke cituar zyrtarët e regjimit sionist: "Pavarësisht nga mundësia e arrestimit të Benjamin Netanyahut në Francë, anëtarësimi i Parisit në komitetin e monitorimit të armëpushimit, nuk ishte i pranueshëm."
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 28, 2024 04:55 Europe/Tirane
  • Zyrtarët sionistë: Ne nuk e pranojmë mbikëqyrjen franceze mbi armëpushimin libanez

Gazeta amerikane “Wall Street Journal” shkruante në një raport duke cituar zyrtarët e regjimit sionist: "Pavarësisht nga mundësia e arrestimit të Benjamin Netanyahut në Francë, anëtarësimi i Parisit në komitetin e monitorimit të armëpushimit, nuk ishte i pranueshëm."

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë sionistë, shtoi në këtë raport se urdhri i arrestit të kryeministrit izraelit dhe pakënaqësia e Benjamin Netanyahut me qëndrimin e presidentit francez Emmanuel Macron lanë në hije negociatat për armëpushim me Libanin.

Sipas këtyre zyrtarëve të regjimit sionist, Netanyahu i ka telefonuar presidentit francez Macron dhe ka shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin e tij me qëndrimin e Francës në lidhje me urdhër-arrestin e tij. Këta zyrtarë të regjimit sionist thanë se Macron i tha Netanyahut se Franca nuk e ka përcaktuar ende qëndrimin e saj në lidhje me urdhër-arrestin e tij.

Më herët, në një veprim në kundërshtim me standardet humanitare, Ministria e Jashtme franceze hodhi poshtë urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për arrestimin e zyrtarëve të regjimit sionist.

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, duke shpërfillur urdhrin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për arrestimin e kryeministrit të regjimit sionist Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të luftës të këtij regjimi, Yoav Gallant, njoftoi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me autoritetet e këtij regjimi.

Ministria e Jashtme e Francës pretendoi se për shkak të mosnënshkrimit të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale nga Tel Avivi, vendimi i saj nuk është i vlefshëm për arrestimin e liderëve të regjimit sionist.

Kjo, përkundër faktit se Palestina ka nënshkruar statutin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe për këtë arsye, ky institucion ndërkombëtar mund të ndjekë penalisht krimet e kryera në territorin palestinez.