Groenlanda kërkon pavarësinë nga Danimarka
https://parstoday.ir/sq/news/world-i166472-groenlanda_kërkon_pavarësinë_nga_danimarka
Kryeministri i Groenlandës, Mute Egede, u shpreh për pavarësinë nga Danimarka.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 04, 2025 19:51 Europe/Tirane
  • Groenlanda kërkon pavarësinë nga Danimarka

Kryeministri i Groenlandës, Mute Egede, u shpreh për pavarësinë nga Danimarka.

Është koha të shmangim prangat e kolonializmit dhe të hedhim një hap për formësimin e të ardhmes sonë, u shpreh ai.

“Historia dhe detyrimet aktuale kanë treguar, se në bashkëpunimin tonë me mbretërinë e Danimarkës nuk është arritur të vendoset barazia e plotë. Ashtu si edhe vende të tjera të botës ne duhet të punojmë, që të shmangim pengesat për bashkëpunimin, të cilat mund t’i konsiderojmë si pranga kolonializmi, dhe të ecim përpara“, tha Egede.

Që nga viti 2009 Groenlanda ka të drejtë, që të shpallë pavarësinë përmes referendumit. Megjithë pasuritë e mëdha nëntokësore si naftë e gaz, ekonomia e këtij vendi është e brishtë dhe e varur fort prej mbështetjes nga Kopenhageni si dhe nga peshkimi. Groenlanda deri më 1953 ka qenë koloni daneze, por ndërkohë është një territor autonom i mbretërisë së Danimarkës.

Pak para kësaj nisme të Egedes, presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump, ashtu si edhe më 2019, ka sinjalizuar interesin për “pronësi dhe kontroll” të ishullit gjigand në Arktik. Egede e pati kundërshtuar menjëherë prerazi Trumpin dhe në fjalimin e tij sivjet nuk u përmend as politikani amerikan dhe as SHBA-ja. Groenlanda me rreth 57.000 banorë është me rëndësi të madhe strategjike për SHBA, që ka atje një bazë aviacioni ushtarak me sistem paralajmërues për raketat balistike.