Raportuesi i OKB-së: Izraeli po vazhdon krimet në Gaza
Raportuesi Special i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në territoret e pushtuara palestineze theksoi se regjimi okupues duke përdorur standarde të dyfishta po vazhdon krimet në Gaza.
Francesca Albanese tha: Ekziston një standard i dyfishtë nga ana e Izraelit, i cili vazhdon krimet e tij pa u përgjigjur. Ajo shtoi: Palestinezët nuk gëzojnë të drejta minimale, ndërsa Benjamin Netanyahu vazhdon të mos mbëhet përgjegjës për krimet e kryera në Gaza. Krimet e regjimit izraelit kundër Rripit të Gazës vazhdojnë për muajin e gjashtëmbëdhjetë radhazi, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare Penale urdhëroi arrestimin e Benjamin Netanyahu dhe Yoav Galant, kryeministri aktual dhe ish-ministër i Mbrojtjes i regjimit sionist, me akuzën e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe përdorimit të urisë si armë për t’iu kundërvënë popullit të Gazës.