Arrestohet presidenti i pezulluar i Koresë së Jugut
(last modified Wed, 15 Jan 2025 09:00:21 GMT )
Janar 15, 2025 10:00 Europe/Tirane
  • Arrestohet presidenti i pezulluar i Koresë së Jugut

Agjencia e Përballjes me Korrupsionin e Koresë së Jugut njoftoi arrestimin e presidentit të pezulluar të vendit.

Presidenti i akuzuar i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, është arrestuar dhe marrë në pyetje për shpalljen nga ana e tij të ligjit ushtarak muajin e kaluar, tha të mërkurën Agjencia e Përballjes me Korrupsionin e Koresë së Jugut, duke u dhënë kështu përleshjeve të mëngjesit jashtë rezidencës së tij.

Operacioni për arrestimin e presidentit filloi në orët e para të së mërkurës, me hetuesit që bllokuan rrugët përreth kompleksit me autobusë të policisë dhe mijëra oficerë.

Oficerët e policisë arritën të arrestonin Yoon pasi u përpoqën të kalonin nëpër një turmë mbështetësish pranë rezidencës së tij. Një përpjekje e mëparshme e policisë për të arrestuar Yoon, rreth dy javë më parë, dështoi. Avokatët e Yoon e kanë quajtur të paligjshme masën për ta arrestuar atë.

Vendosja e një ligji ushtarak gjashtë-orësh nga Yoon në Korenë e Jugut më 3 dhjetor çoi në shkarkimin e tij nga Parlamenti i vendit më 14 dhjetor dhe pezullimin e tij nga detyra.

Sipas kushtetutës së Koresë së Jugut, pas shkarkimit të presidentit, Gjykata Kushtetuese e vendit ka 180 ditë afat për të vendosur mbi mbajtjen e tij në detyrë ose shkarkimin e tij nga detyra.