Rregullat e emigracionit në Francë po bëhen më të rrepta
(last modified Sat, 25 Jan 2025 18:13:46 GMT )
Janar 25, 2025 19:13 Europe/Tirane
  • Rregullat e emigracionit në Francë po bëhen më të rrepta

Letra zyrtare e publikuar nga Ministria e Brendshme franceze tregon se politikat e emigracionit të vendit do të jenë më të ashpra për të kufizuar emigrantët e paligjshëm.

Sipas IRNA, duke cituar AFP, qeveria franceze ka njoftuar se do të ashpërsojë politikat e saj ndaj emigrantëve të paligjshëm. Ministri i Brendshëm francez Bruno Ritali përmes një letre zyrtare urdhëroi administratat rajonale të rrisin monitorimin e procesit të emigracionit të paligjshëm. Më herët në vitin 2012 , qeveria kishte miratuar ligje kufizuese të emigracionit, të cilat u shoqëruan me shumë polemika. Sipas rregullave të reja të shpallura nga ministri i Brendshëm, kushti i qëndrimit në këtë vend nga pesë deri në shtatë vjet u jepet vetëm punonjësve të sektorëve kyç dhe vetëm atyre që zotërojnë njohuri të gjuhës frënge. Qeveria ka thënë se emigrantët duhet të dëshmojnë zotërimin e tyre të gjuhës frënge. Sipas IRNA, vitin e kaluar, dhjetëra mijëra francezë dolën në rrugët e qyteteve të ndryshme të vendit dhe i kërkuan presidentit francez Emmanuel Macron të mos mbështesë ligjet e rrepta të emigracionit. Me ligjet e vitit të kaluar për emigracionin, Franca mund të dëbojë të huajt që i konsideron të padëshirueshëm dhe mund ta bëjë më të vështirë mundësinë për të huajt që të përfitojnë nga sigurimet dhe përfitimet sociale.