Zelensky: Putin po përpiqet të "mashtrojë" Trump
(last modified Sat, 25 Jan 2025 18:13:51 GMT )
Janar 25, 2025 19:13 Europe/Tirane
  • Zelensky: Putin po përpiqet të

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky pretendoi se homologu i tij rus, Vladimir Putin, duke shpallur gatishmërinë e tij për të negociuar për t'i dhënë fund luftës, po përpiqet të "mashtrojë" presidentin amerikan Donald Trump.

Siç raporton agjencia IRNA duke Newsweek, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin deklaroi dje (e premte) se është gati të bisedojë me homologun e tij amerikan Donald Trump për Ukrainën, Volodimir Zelensky pretendoi se Putin don të "mashtrojë" presidentin Trump. Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024 , Trump në mënyrë të përsëritur premtoi se do t'i japë fund shumë shpejt luftës shumëvjeçare midis Rusisë dhe Ukrainës. Ndërsa ai u kthye në Shtëpinë e Bardhë të hënën, mbetet e paqartë nëse ai do të ndryshojë ekuacionin e konfliktit apo jo. Putin të premten i tha medias shtetërore se Rusia ishte gjithmonë e gatshme të diskutonte mbi luftën dhe kurrë nuk kishte refuzuar të kontaktonte me qeverinë amerikane. Më pas, Zelensky tha se Putin po përpiqet të shfrytëzojë dëshirën e Trump për paqe, por theksoi se kjo nuk do të funksionojë. Më herët, në një deklaratë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara shprehu shpresën për suksesin e përpjekjeve të administratës së tij për të vendosur paqen në Ukrainë dhe bëri thirrje për një takim të menjëhershëm me Putinin. Nga ana tjetër, ndërsa debati për mbështetjen ushtarake perëndimore për Kievin vazhdon, Keith Kellogg, gjenerali në pension i ushtrisë amerikane dhe i dërguari i Trumpit për paqen midis Ukrainës dhe Rusisë, në një intervistë për "Fox News" pretendoi se sanksionet më të rrepta ndaj naftës do të mund ta ulin Putinin në tryezën e bisedimeve.