Amerika fillon transferimin e emigrantëve në Guantanamo
(last modified Wed, 05 Feb 2025 09:30:01 GMT )
Shkurt 05, 2025 10:30 Europe/Tirane
  • Amerika fillon transferimin e emigrantëve në Guantanamo

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë njoftoi deportimin e emigrantëve të parë të paligjshëm në Gjirin e Guantanamos.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar rrjetin Fox News, administrata Trump jo vetëm që po kërkon të krijojë barriera për të parandaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por tani po i fokuson përpjekjet e saj në dëbimin e azilkërkuesve të huaj.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt, në një intervistë me rrjetin televiziv Fox News njoftoi: “Azilkërkuesit e parë të dëbuar nga toka amerikane u dërguan të martën në Gjirin e Guantanamos”.

Duke mbrojtur veprimet e Trumpit në deportimin e azilkërkuesve, ajo tha: “Ndërsa fillimisht ishim dëshmitarë të rezistencës nga vendet e tyre, tani vende të ndryshme po bashkëpunojnë me ne për të pranuar qytetarët e tyre”.

Fluturimet e avionëve ushtarakë për në Gjirin e Guantanamos vijnë në një kohë kur qeveria amerikane ka kryer tashmë fluturime të ngjashme në Kolumbi, Guatemalë, Peru, Honduras dhe Indi, duke deportuar emigrantë të paligjshëm nga toka e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjiri i Guantanamos, një ishull i largët në Kubë dhe një bazë ushtarake amerikane, është përdorur më parë nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së (CIA) për të mbajtur "të dyshuarit për terrorizëm", por tani, me urdhër të Trumpit po shndërrohet në një burg për emigrantët që ai i quan "emigrantë të paligjshëm".