Dëbimi i emigrantëve nga Trump, një krizë e madhe për Amerikën
(last modified Tue, 11 Feb 2025 18:56:43 GMT )
Shkurt 11, 2025 19:56 Europe/Tirane
  • Dëbimi i emigrantëve nga Trump, një krizë e madhe për Amerikën

Lideri i katolikëve në botë, Papa Françesku përmes një letre të hapur, dëbimin e emigrantëve nga administrata e Donald Trump e cilësoi si një krizë të madhe për Shtetet e Bashkuara.

Papa kritikoi ashpër politikat e Trump-it në lidhje me dëbimin dhe trajtimin e ashpër të emigrantëve, duke theksuar se kjo situatë përbën një krizë serioze për SHBA-në. Ai shtoi: "Ajo që ndërtohet mbi forcën dhe jo mbi të vërtetën e dinjitetit të barabartë të çdo qenieje njerëzore, fillon keq dhe do të përfundojë keq."