Presidenti iranian uron shëndet dhe shërim të shpejtë për Papa Françeskun
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka uruar Papa Françeskun, i cili u shtrua në spital në Romë për bronkitet, shëndet dhe shërim të shpejtë.
“Uroj Papa Françeskun, i cili po trajtohet në spital për një infeksion respirator, shëndet të plotë dhe lutem për shëndetin dhe shërimin e tij të shpejtë,” shkroi Pezeshkian në një postim në llogarinë e tij në X të enjten.
Papa 88-vjeçar po trajtohet për pneumoni të dyfishtë në spitalin Gemelli të Romës.
Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi të enjten se Papa Françesku pati një natë të qetë të gjashtë në spital, u ngrit nga shtrati dhe hëngri mëngjesin në një karrige.
Të mërkurën, ajo tha në një deklaratë se gjendja klinike e Atit të Shenjtë është stabile, dhe se analizat e gjakut, të vlerësuara nga stafi mjekësor, tregojnë një përmirësim të vogël, veçanërisht në indekset e inflamacionit.
Kjo është hera e katërt që Papa Françesku është shtruan në spitalin Gemelli të Romës. Në vitin 2021, ai iu nënshtrua një operacioni në zorrën e trashë, ndërsa në vitin 2023 u trajtua për një infeksion respirator, duke lënë spitalin pas tre ditësh. Papa u shtrua në spital disa muaj më vonë për të kryer një operacion abdominal për një hernie.
Sipas raporteve, shëndeti i brishtë i Papës ka ngjallur shqetësime të rritura për të ardhmen e tij si kreu i Kishës Katolike. Françesku, i cili është në krye të Kishës Katolike që nga viti 2013, ka thënë disa herë se do të ishte i gatshëm të dorëhiqej nëse shëndeti i tij nuk do t'i lejonte të vazhdonte misionin e tij.