Universitetet iraniane gati të mirëpresin studentët e përjashtuar nga universitetet amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i169298-universitetet_iraniane_gati_të_mirëpresin_studentët_e_përjashtuar_nga_universitetet_amerikane
Pars Today – Sekretari i Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor të Iranit, duke iu referuar dëbimit të studentëve që protestojnë kundër regjimit sionist, tha se Irani mbështet pranimin e tyre në universitetet e vendit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 30, 2025 07:46 Europe/Tirane
  • Universitetet iraniane gati të mirëpresin studentët e përjashtuar nga universitetet amerikane

Pars Today – Sekretari i Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor të Iranit, duke iu referuar dëbimit të studentëve që protestojnë kundër regjimit sionist, tha se Irani mbështet pranimin e tyre në universitetet e vendit.

Ofensiva e regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, gjenocidi ndaj palestinezëve dhe vazhdimi i krimeve të paprecedentë të këtij regjimi në vazhdën e luftës në Gaza, ka shkaktuar valën më të madhe të protestave studentore në Amerikë që nga demonstratat antiraciste të vitit 2020.

Sipas raportit të Pars Today, këto demonstrata dhe tubime në shenjë proteste ndaj krimeve izraelite janë përballur me reagimin negativ të administratës amerikane dhe ndëshkimin e pjesëmarrësve.

Amerika, si një nga pretenduesit kryesorë të të drejtave dhe lirive të njeriut, përfshirë të drejtën e lirisë së shprehjes, ka penguar vazhdimisht shprehjen e mendimeve dhe mbajtjen e demonstratave dhe protestave kundër Izraelit brenda territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht këtyre presioneve dhe kufizimeve, lëvizja studentore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon ende të mbështesë popullin palestinez dhe të dënojë krimet masive të regjimit sionist. Vazhdimi i këtyre protestave çoi në përfshirjen e shumë studentëve dhe pedagogëve në listat e zeza dhe përjashtimin e tyre.

Në këtë drejtim, Republika Islamike e Iranit, në kuadër të politikave të saj të deklaruara dhe të zbatuara në mbështetje të popullit palestinez të vuajtur e qëndrestar, këtë herë ka dhënë mbështetjen e saj për studentët që mbështesin Çështjen Palestineze.

Lidhur me këtë, Sekretari i Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor të Iranit, Hojjat al-Eslam AbdolHossein Khosropanah, shkroi të shtunën në llogarinë e tij personale në rrjetin social "Virasty": “Sjellja e arrogancës globale në shtypjen e liridashësve dhe dëbimin e studentëve nga universitetet amerikane për shkak të protestimit të tyre kundër krimeve të regjimit sionist ndaj popullit të vuajtur të Palestinës, e shfaqi më qartazi fytyrën e vërtetë të atyre që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut”.

Më tej, Sekretari i Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor të Iranit shtoi: “Irani është shtëpia e drejtësisë dhe e kërkimit të së vërtetës dhe Këshilli i Lartë i Revolucionit Kulturor, në bashkëpunim me akademitë e shkencave dhe të shkencave mjekësore, mbështet pranimin e këtyre studentëve në universitetet iraniane”.