Abdul-Bari Atwan: Los Anxhelosi është shndërruar në një zonë lufte në shkallë të plotë
(last modified Wed, 11 Jun 2025 10:22:31 GMT )
Qershor 11, 2025 12:22 Europe/Tirane
  • Përleshje të dhunshme midis protestuesve dhe policisë në Los Anxhelos
    Përleshje të dhunshme midis protestuesve dhe policisë në Los Anxhelos

Pars Today - Duke iu referuar situatës së trazuar në Kalifornia të Amerikës dhe urdhrit të presidentit Donald Trump për të dërguar mijëra trupa për të shtypur protestuesit, një analist i shquar arab i konsideroi këto zhvillime si pararendëse të luftës civile në vend.

Sipas Pars Today, analisti i famshëm arab Abdul-Bari Atwan, në raportin e tij analitik të martën, duke iu referuar zhvillimeve në Amerikë dhe përplasjeve të ashpra midis protestuesve dhe forcave të policisë në Los Anxhelos, shkroi: “Donald Trump me siguri do të mbahet mend në histori si presidenti që e shndërroi Amerikën në një shtet policor duke dërguar 2000 trupa të Gardës Kombëtare në Los Anxhelos. Trumpi e ka sulmuar Los Anxhelosin gjoja për ta çliruar atë nga emigrantët, shumica e të cilëve janë nga vendet e Amerikës Latine. Krimi i tyre, sipas pikëpamjes së Trumpit, është e drejta legjitime për të protestuar dhe demonstruar në mënyrë paqësore kundër ligjeve të nxjerra nga Trumpi dhe administrata e tij kundër emigrantëve”.

Ai shtoi: “Trump po ndjek rrugën e mikut, aleatit dhe mësuesit të tij, kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili, së bashku me kolegët e kabinetit të tij, ka përdorur forcë të tepruar kundër Rripit të Gazës. Trump nuk ka respekt për ligjet që e kanë prezantuar Amerikën si një fuqi të madhe. Ai gjithashtu nuk ka respekt për bashkëjetesën e lirë nga tendencat raciste.”

Atwan shkroi: “Los Anxhelosi, kryeqyteti i shtetit të madh të Kalifornisë, është shndërruar në një zonë lufte në shkallë të plotë, me tanke kudo dhe ushtarë që sulmojnë qendrat tregtare për të gjetur çdo emigrant dhe për t'i burgosur në mënyrë çnjerëzore dhe mizore, e më pas për t'i deportuar. Trump e urren shtetin e Kalifornisë dhe kjo për arsye raciste dhe politike, sepse është një shtet liberal dhe i krahut të majtë, banorët e të cilit votojnë vazhdimisht për Partinë Demokratike. Ky shtet është një bastion i madh i demokratëve dhe shumica e banorëve të tij janë zezakë e latino-amerikanë. Guvernatori i këtij shteti është një figurë e njohur demokrate në Shtetet e Bashkuara dhe shanset e tij për të fituar zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë të larta”.

Ai shtoi: “Këta njerëz janë qytetarë amerikanë dhe sulmuesit janë të njëjtët racistë të bardhë që erdhën nga Evropa dhe kryen krime kundër indianëve, banorëve autuktonë të këtij vendi; ngjashëm me atë që po bën Netanyahu kundër palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor, si dhe kundër Sirisë, Libanit dhe Jemenit. Amerika, nën sundimin e këtyre racistëve si Trump, është më diktatoriale, raciste dhe tiranike, dhe ata janë pas shumicës së luftërave në botë, nga Ukraina në Lindjen e Mesme, Afganistan, Libi, Jemen dhe së shpejti në Azinë Jugore.”

Analisti tha: “Këto politika të Trumpit dhe mafies sioniste që e drejton atë, me siguri do të çojnë në shembjen e Amerikës dhe në paqëndrueshmërinë e sigurisë së saj, do të ndezin flakët e luftës civile atje, dhe hapi i parë dhe i madh në këtë rrugë është kjo ndërhyrje shtypëse në Los Anxhelos.”

Atwan theksoi: “Kalifornia konsiderohet një kontinent më vete, ekonomia e saj është më e madhja në botë dhe sulmi ndaj saj nga Trumpi, Garda Kombëtare dhe Marinsat me siguri do të hapë rrugën për ndarjen e shtetit nga struktura federale e SHBA-së, duke rezultuar në pavarësinë dhe transformimin e saj në një superfuqi që do të udhëheqë botën më vonë. Nuk është e pamundur që fqinji i saj jugor, Teksasi, të ndjekë rrugën e Kalifornisë herët a vonë.”

Ai përfundoi duke shkruar: “Qytetarët e lirë të Kalifornisë janë rebeluar kundër qeverisë së aparteidit të Trumpit; ndërsa sundimtarët arabë konkurrojnë me njëri-tjetrin me triliona dollarë për të shpëtuar ekonominë e falimentuar amerikane dhe për t'i dhënë haraç Trumpit .”