Axios citon zyrtarë sionistë: Tel Avivi i shtrin dorën Uashingtonit
(last modified Sun, 15 Jun 2025 07:54:07 GMT )
Qershor 15, 2025 09:54 Europe/Tirane
  • Axios citon zyrtarë sionistë: Tel Avivi i shtrin dorën Uashingtonit
    Axios citon zyrtarë sionistë: Tel Avivi i shtrin dorën Uashingtonit

Pars Today - Media amerikane "Axios" njoftoi se Tel Avivi ka kërkuar pjesëmarrjen e Amerikës në vazhdimin e sulmeve të tij agresive ndaj Iranit.

Media amerikane "Axios", në orët e para të mëngjesit të së dielës, duke cituar dy zyrtarë sionistë, raportoi: “Izraeli i ka kërkuar administratës së presidentit amerikan Donald Trump gjatë 48 orëve të fundit që të bashkohet me luftën kundër Iranit dhe të shkatërrojë programin bërthamor të këtij vendi”.

Sipas Pars Today, portali Axios deklaroi se regjimi sionist nuk ka bomba bunker- shkatërrues dhe as bombardues gjigantë për të sulmuar sajtin bërthamor "Fordow" të Iranit, i cili ndodhet nën tokë”.

Sipas kӓtij raporti, administrata Trump deri më tani është distancuar nga sulmet e regjimit sionist, duke argumentuar se nëse merr pjesë në luftë, Irani do të hakmerret duke synuar objektiva amerikane.

Mes shpresës të sionistëve për miratimin e Uashingtonit, një zyrtar i lartë amerikan tha se Uashingtoni aktualisht nuk po e shqyrton këtë kërkesë.