Rusia: Izraeli me vetëdije ka vendosur të përshkallëzojë tensionet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i171312-rusia_izraeli_me_vetëdije_ka_vendosur_të_përshkallëzojë_tensionet
Pars Today - Përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me seli në Gjenevë, duke paralajmëruar për pasojat e sulmeve të regjimit sionist ndaj Iranit, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të japë një vlerësim të qartë ligjor dhe politik të veprimeve agresive të Izraelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 21, 2025 17:06 Europe/Tirane
  • Rusia: Izraeli me vetëdije ka vendosur të përshkallëzojë tensionet

Pars Today - Përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me seli në Gjenevë, duke paralajmëruar për pasojat e sulmeve të regjimit sionist ndaj Iranit, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të japë një vlerësim të qartë ligjor dhe politik të veprimeve agresive të Izraelit.

Duke iu referuar sulmeve të regjimit izraelit ndaj Iranit, Gennady Gatilov, përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me seli në Gjenevë, tha se ngjarjet e fundit e bëjnë të qartë se Izraeli me vetëdije ka vendosur të përshkallëzojë tensionet edhe më tej, gjë që do të shoqërohet me një katastrofë bërthamore në shkallë të gjerë. Ai më pas shtoi se skenari më i keq po kryhet. Diplomati rus, i cili ka folur në sesionin e përgjithshëm të Konferencës për Çarmatimin, deklaroi: “Pavarësisht përpjekjeve konstruktive të vendit tonë dhe disa vendeve të tjera, situata tani po shkon drejt skenarit më negativ dhe të paparashikueshëm dhe mund të ketë pasoja të tmerrshme jo vetëm për Lindjen e Mesme, por edhe për të gjithë botën.” Gatilov theksoi: “Bashkësia ndërkombëtare tani, më shumë se kurrë, duhet të japë një vlerësim të qartë ligjor dhe politik të veprimeve të Izraelit, si dhe të mbështesë të gjitha përpjekjet diplomatike për të ulur konfrontimin dhe për t'u rikthyer në tryezën e negociatave.” Të premten në mëngjes regjimi sionist nisi një sulm ndaj Iranit. Në këtë sulm, një grup komandantësh të forcave të armatosura, shkencëtarë dhe qytetarë të pafajshëm iranianë, veçanërisht fëmijë të përvuajtur, u martirizuan. Gëzimi i regjimit sionist për këtë sulm nuk zgjati më shumë se disa orë, sepse e gjithë kjo eufori u shkatërrua kur raketat e para iraniane goditën zona të ndryshme të territoreve të pushtuara. Sulmi i Izraelit ndaj Iranit filloi disa orë pasi Rafael Grossi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, në një intervistë me programin e Christiane Amanpour në CNN, theksoi edhe një herë natyrën paqësore dhe mos-devijimin e programit bërthamor të Iranit, duke thënë: "Ne nuk kemi prova se Irani po përpiqet të lëvizte drejt (arritjes) së një arme bërthamore".