Treguesit e fitores së Iranit në luftën me Izraelin; Menaxhimi ushtarak e ka anuar luftën në favor të Teheranit
(last modified Sat, 21 Jun 2025 18:38:18 GMT )
Qershor 21, 2025 20:38 Europe/Tirane
  • Treguesit e fitores së Iranit në luftën me Izraelin; Menaxhimi ushtarak e ka anuar luftën në favor të Teheranit

Pars Today - Analisti i famshëm i botës arabe, duke renditur 6 tregues rreth fitores së Iranit në raundin e parë dhe të dytë të luftës me regjimin sionist, vuri në dukje menaxhimin e mençur të Iranit dhe reagimin e shpejtë duke shkatërruar Tel Avivin dhe Haifën, gjë që ka anuar ekuilibrin e fuqisë dhe ekuacionin e luftës në favor të Teheranit.

Abdul Bari Atwan, analist i famshëm i botës arabe, në një artikull për Rai Today deklaroi: Ekzistojnë 6 tregues në bazë të të cilëve mund të thuhet se Irani deri më tani pas shtatë ditësh lufte ka epërsi në fushat e betejës politike dhe shpirtërore. Sipas Pars Today, duke cituar IRNA-n, këta gjashtë tregues janë:

Sipas Atwan, së pari, vazhdimi dhe intensifikimi i konsultimeve midis Steve Witkoff, këshilltarit të Presidentit të SHBA-së për çështjet e Lindjes së Mesme dhe Ministrit të Jashtëm iranian Seyyed Abbas Araghchi, si dhe gatishmëria e ministrave të jashtëm të BE-së për t'u takuar me Araghchi në Gjenevë me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë për armëpushim.

Së dyti, tre takimet e Trump me Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së në dhomën e operacioneve të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së në luftë nuk ka dhënë asnjë rezultat, gjë e cila do të thotë mosmarrëveshje të gjera për këtë çështje dhe njoftimi i Trump se një vendim për këtë çështje do të merret brenda dy javëve të ardhshme, në fakt është një ikje e qartë nga ndërhyrja.

Së treti, ftesa për të mbajtur një takim të Këshillit të Sigurisë mbi luftën me kërkesë të SHBA-së dhe Evropës. Ne mendojmë se është e pamundur që SHBA-të të mos jenë nxitësi kryesor i këtij takimi pasi mundohen që të ruajnë reputacionin e tyre pas vendimit ndërkombëtar për të ndaluar luftën e imponuar nga regjimi sionist kundër Iranit.

Së katërti, thirrja e Kongresit Botëror Hebraik drejtuar Shteteve të Bashkuara dhe Evropës që të ndërhyjnë menjëherë në luftën kundër Iranit dhe të qëndrojnë pranë Izraelit, sepse nëse Izraeli do të kishte bërë ndonjë përparim në luftë, kjo kërkesë nuk do të ishte bërë.

Së pesti, një ndryshim rrënjësor në qëndrimin e Rusisë dhe paralajmërimet e menjëhershme dhe të hapura të Vladimir Putin drejtuar Trump për ndërhyrjen në luftë dhe paralajmërimit me nënkuptim se Rusia nuk do të mbetet pas në këtë luftë dhe pa ndërhyrje.

Së gjashti, Kina ka dënuar sulmin izraelit ndaj Iranit dhe ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, por qëndrimi i saj i vërtetë u tregua nga aleati i saj strategjik Pakistani, i cili deklaroi mbështetjen e tij për Iranin dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve islamike të ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me Izraelin dhe të mbyllin ambasadat e tyre në territoret e pushtuara.

Atwan vazhdoi: "Menaxhimi i luftës nga Irani me shtimin e sulmeve me raketa në disa faza dhe reagimi shumë i shpejtë në sulmin ndaj Tel Avivit, Haifës dhe Beershebës me raketa me koka luftarake të shumëfishta dhe të rënda ishte kulmi i mençurisë dhe taktit ushtarak që çoi në dështimin e të gjitha planeve dhe ndryshoi ekuilibrin e fuqisë dhe ekuacionin në favor të Iranit. Kur Irani u përgjigjet të gjitha thirrjeve për armëpushim nga vendet perëndimore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara duke thënë se sulmet me raketa do të vazhdojnë në brendësi të regjimit sionist dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë përveçse pas ndaljes së sulmeve të regjimit pushtues, kjo tregon se Irani është në një pozitë fuqie dhe ka besim të plotë tek një fitore e madhe që është afër." Analisti shkroi: "Netanyahu ka dështuar shumë keq në arritjen e qëllimeve të tij përmes këtij sulmi ndaj Iranit, të cilin e ka planifikuar për 20 vjet." Sulmet ushtarake të regjimit nuk kanë arritur të shkatërrojnë objektet bërthamore të Iranit por e kundërta ka ndodhur. Nga imazhet e deritanishme mund të shihet shkatërrimi i plotë i Tel Avivit dhe Haifës për shkak të sulmeve me raketa iraniane, qofshin raketa balistike apo ato të pajisura me koka luftarake të shumëfishta dhe shkatërruese. Atwan vazhdoi: Irani doli fitimtar që nga raundi i parë dhe i dytë i kësaj lufte dhe do të arrijë fitore edhe më të mëdha në raundet pasuese, përveçse nëse Izraeli pranon humbjen dhe e ndal menjëherë këtë luftë përpara se të shndërrohet në një luftë të plotë rraskapitëshe dhe me gjakderdhjeje. Ai përfundoi duke thënë: Kjo fitore nuk është vetëm për Iranin, por edhe për botën islame dhe popujt e lirë të botës, sepse hegjemonia e Amerikës dhe Izraelit do të shembet dhe Lindja e Mesme dhe ndoshta bota, të riformatohet nga një transformim i bazuar në stilin dhe kontekstin islamik, jo tek Netanyahu sionist.