Trump, President Lufte
https://parstoday.ir/sq/news/world-i171484-trump_president_lufte
Pars Today-Pas operacionit të fundit ushtarak amerikan kundër objekteve bërthamore iraniane, një gazetë ruse e quajti "Donald Trump" "Presidentin e Luftës".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 24, 2025 20:33 Europe/Tirane
  • Trump, President Lufte
    Trump, President Lufte

Pars Today-Pas operacionit të fundit ushtarak amerikan kundër objekteve bërthamore iraniane, një gazetë ruse e quajti "Donald Trump" "Presidentin e Luftës".

Sipas Pars Today, duke cituar Agjencinë e Lajmeve të Studentëve Iranianë (ISNA), pas sulmit ushtarak amerikan ndaj objekteve bërthamore iraniane, mediat e shquara ruse e kritikuan këtë veprim dhe e quajtën Donald Trump "Presidentin e Luftës". Këto media e konsideruan atë, shenjë të një ndryshimi themelor në politikën e jashtme të SHBA-së. Një ndryshim që Moska beson se mund të ketë pasoja të rrezikshme për stabilitetin global dhe interesat rajonale të Rusisë. Sipas raportimeve të mediave ruse, bombarduesit amerikanë gjatë këtij operacioni, mbi objektet bërthamore iraniane hodhën bomba 13 tonësh të quajtura "Shkatërrues Bunkerësh”. Sulmi erdhi pas disa ditë spekulimesh rreth mundësisë që Trump të autorizojë ndërhyrjen e drejtpërdrejtë ushtarake të SHBA-së. Zhvillimet e fundit u mbuluan nga disa gazeta shtetërore dhe të pavarura ruse, duke përfshirë Rossiyskaya Gazeta, Komsomolskaya Gazeta, Nezavisimaya Gazeta, Moskovsky Komsomolets dhe Kommersant. Sipas Neësëeek, një sulm i SHBA-së ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit do të kishte pasoja të gjera për interesat e sigurisë së SHBA-së, tregjet globale të energjisë dhe rajonin e tensionuar të Azisë Perëndimore. Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin sulmin e quajti "një agresion të paprovokuar" dhe mediat kryesore ruse shprehën shqetësim për pasojat afatgjata të këtij veprimi për stabilitetin global dhe interesat rajonale të Rusisë. "Trump është bërë një President Lufte", shkruhej në titullin kryesor të faqes së parë të Gazetës Nezavisimaya. Sulmi ndaj Iranit është shenjë e një ndryshimi themelor në politikën e jashtme të SHBA-së. Trump ka thyer premtimin e tij të fushatës për të shmangur luftën", shkroi gazeta. Gazeta gjithashtu paralajmëroi: "Për Federatën Ruse, një kthesë e tillë në politikën e Shtëpisë së Bardhë nuk është lajm i mirë dhe mund të nënkuptojë fundin e përpjekjeve paqësore të Trump për luftën Rusi-Ukrainë". Gazeta shtetërore Rossiyskaya Gazeta rishkruan me tallje sloganin e fushatës së Trump, duke shkruar: "Trump e ka rikthyer Amerikën në Luftë".