Kina: Izraeli duhet ta ndalojë luftën
-
Kina: Izraeli duhet ta ndalojë luftën
Pars Today - Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës në reagim ndaj deklaratave të Presidentit të SHBA-së Donald Trump se ai nuk e përjashtoi ndërhyrjen ushtarake kundër programit bërthamor të Teheranit, theksoi se Pekini kundërshton çdo "përdorim force".
Sipas Pars Today, duke cituar IRNA-n, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Guo Jiaqun në një konferencë për shtyp tha: Pekini kundërshton çdo veprim që minon sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të vendeve të tjera. Ai gjithashtu theksoi kundërshtimin e vendit të tij ndaj "përdorimit ose kërcënimit me forcë në marrëdhëniet ndërkombëtare". Guo Jiaqun gjithashtu u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira, "veçanërisht Izraelit", që të ndalojnë menjëherë luftën dhe të punojnë për të ulur tensionet. Ai gazetarëve u tha: "Kina u bën thirrje fuqimisht të gjitha palëve të përfshira në këtë konflikt, veçanërisht Izraelit, që të vendosë në përparësi interesat e popujve të vendeve në rajon, të vendos menjëherë një armëpushim dhe t'i japin fund luftës për të ulur tensionet aktuale". Të premten e kaluar, regjimi sionist, në shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar dhe sovranitetit kombëtar të Iranit, me një sulm ushtarak shënjestroi zona në Teheran dhe disa qytete të tjera. Gjatë këtij sulmi, një numër komandantësh ushtarakë, shkencëtarësh dhe civilësh u martirizuan. Pas këtij veprimi, forcat ushtarake iraniane kundër këtij regjimi nisën Operacionin Premtimi i Vërtetë 3.