UNESCO dënon vrasjen e punonjësve të Radio-Televizionit Iranian
-
Ndërtesa e Qelqtë e Radio-Televizionit Iranian
Pars Today - Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s dënoi vrasjen e punonjësve të Radio-Televizionit të Republikës Islamike të Iranit gjatë luftës 12-ditore të imponuar nga regjimi sionist.
Audrey Azoulay, Drejtoreshë e Përgjithshme e UNESCO-s (Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara), dënoi vrasjen e punonjësve të Radio-Televizionit të Republikës Islamike të Iranit, Nima Rajabpour dhe Masoumeh Azimi, vrasje e cila ndodhi gjatë sulmit të regjimit sionist në Ndërtesën e Qelqtë të Radio-Televizionit Iranian më 16 qershor 2025, dhe bëri thirrje për një hetim të shpejtë dhe të plotë për këtë çështje.
Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s ka theksuar se infrastruktura mediatike duhet të mbrohet si objektiv civil në përputhje me rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare.
Audrey Azoulay bëri thirrje gjithashtu për respektimin e dispozitave të Rezolutës 2222 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi mbrojtjen e personelit të medias gjatë konflikteve të armatosura.