Shtëpia e Bardhë kërcënon mediat që kundërshtojnë luftën me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i176654-shtëpia_e_bardhë_kërcënon_mediat_që_kundërshtojnë_luftën_me_iranin
ParsToday – Qeveria e Amerikës me anë të një veprimi që tregon standarde të dyfishta të saj në përkufizimin e lirisë së shprehjes, ka kërcënuar me heqjen e liçencës mediat që kritikojnë luftën agresive të këtij vendi kundër Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 15, 2026 10:06 Europe/Tirane
  • Protesta në Amerikës kundër agresionit ushtarak ndaj Iranit
    Protesta në Amerikës kundër agresionit ushtarak ndaj Iranit

ParsToday – Qeveria e Amerikës me anë të një veprimi që tregon standarde të dyfishta të saj në përkufizimin e lirisë së shprehjes, ka kërcënuar me heqjen e liçencës mediat që kritikojnë luftën agresive të këtij vendi kundër Iranit.

Sipas ParsToday, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë duke akuzuar mediat që kundërshtojnë luftën me Iranin për shtrembërime të informacioneve, ka kërcënuar ato me heqjen e liçencës për veprimtari. Brandon Car, kryetari i komisioonit për komunikim federal të Shtëpisë së Bardhë, në një mesazh në X ka shkruar: “Mediat duhet të veprojnë në kuadër të interesave publike, përndryshe do të humbasin liçencën e vet”.

Ai ka shtuar: “Mediat të cilat publikojnë lajme të pavërteta dhe të shtrembëruara, tani kanë një rast për ta korrigjuar rrugën e vet para se të arrijë koha e vazhdimit të liçencave të veprimtarisë mediatike”.

Censura e mediave në Amerikës po zbatohet në kohën kur sondazhet tregojnë se lufta agresive e cila ka filluar nga Amerika dhe regjimi sionist kundër Iranit nga 28 shkurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shumë e urryer”. Një sondazh i fundit i zhvilluar nga “Quinipiak” ka treguar se mbi 53 përqind e qytetarëve të Amerikës kundërshtojnë agresionin ushtarak kundër Iranit, duke përfshirë 89% të demokratëve dhe 60% të republikanëve.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip