Gjermania: Dëshirojmë marrëveshje me Iranin/Nuk ekziston asnjë rrugëzgjidhje ushtarake
-
Juhan Wadful, ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
ParsToday – Gjermania në lidhje me krizën e Ngushticës së Hormuzit, ka deklaruar se dëshiron të arrijë marrëveshje me Iranin.
Sipas ParsToday duke cituar IRNA-në, Juhan Wadful, ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka theksuar: “Berlini kërkon negociata dhe marrëveshje me Iranin.
Ai në lidhje me kërkesën e Uashingtonit për praninë ushtarake në Ngushticën e Hormuzit, ka thënë: “Nëse ushtria e Amerikës nuk mund të rihapë Ngushticën e Hormuzit, atëherë as forcat evropiane sipas shumë gjasave nuk do të mund të bëjnë një gjë të tillë në Gjirin Persik”.
Juuhan Wadful në reagim ndaj agresionit ushtarak të Amerikës dhe regjimit sionist kundër Iranit, ka thënë: “Nuk ekziston kurrfarë rrugëzgjidhje ushtarake dhe fakti se ju të ndiqni një plan për një ndryshim të kontrolluar të sistemit shtetëror, është një hipotezë”.
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë shtoi: “Në bazë të kësaj, pasiguria në Iran nuk është në favor të interesave tona dhe as nuk është në favor të interesave rajonit dhe sigurisht që nuk është në interesë të qytetarëve të cilët jetojnë në Iran”.
Vlen të theksohet se Ngushtica e Hormuzit në jug të Iranit dhe porta hyrëse në Gjirin Persik, është korridori ujor jetik nëpërmjet të cilit kalon mbi 20 % të naftës së botës. Presidenti i Amerikës i cili në agresionin ushtarak kundër Iranit, ka nënvlerësuar rëndësinë e kësaj çështje dhe ka anashkaluar aftësinë e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me mbylljen e këtij korridori të rëndësishëm ujor, tani ka filluar të lusë shtetet e tjera për të ndihmuar në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Deri më tani shumë shtete evropiane dhe anëtare të NATO-s kanë refuzuar kërkesën e Trump në këtë drejtim.
Trumpi i cili është irrituar shumë nga mospajtimi i NATO-s, pretendoi: “Nuk është çuditur nga përgjigja e tyre, sepse gjithmonë e konsideroja NATO-në si një rrugë një drejtimshe, një organizatë në të cilën ne për çdo vit shpenzojmë me qindra miliardë dollarë në mënyrë që të mbrojmë po këto vende”.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip