Lufta e Trump kundër Iranit, çfarë u solli ushtarëve amerikanë?
-
Lufta e Trump kundër Iranit
WASHINGTON, 28 mars (ParsToday) — Të paktën 303 ushtarë amerikanë janë plagosur gjatë muajit të parë të luftës kundër Iranit, shumica me dëmtime serioze dhe afatgjata të trurit nga sulmet me dronë dhe shpërthime.
Një zyrtar i lartë amerikan, gjatë rreth një muaji nga fillimi i luftës / sipas ABC News dhe Mehr, në një intervistë, deklaroi, plagosjen e të paktën 303 ushtarëve amerikanë në luftën kundër Iranit, në Shtetet e Bashkuara. Ai shtoi se 273 prej tyre janë rikthyer në detyrë pas përmirësimit të gjendjes, ndërsa gjendja e 10 të tjerëve mbetet e rëndë. Autoritetet amerikane, pas konfirmimit të të dhënave mjekësore, duke analizuar natyrën e plagëve, theksuan, se shumica e lëndimeve janë dëmtime traumatike të trurit (TBI) të shkaktuara nga sulmet me dronë iranianë dhe përdorimi i municioneve shpërthyese, të cilat i kanë ekspozuar ushtarët ndaj shpërthimeve të fuqishme. Këto dëmtime mund të shkaktojnë probleme serioze dhe afatgjata si çrregullime të kujtesës, migrenë të rëndë, lodhje kronike dhe çrregullime njohëse. Ndërkohë, të dhënat e Departamentit të Çështjeve të Veteranëve të SHBA-së tregojnë se rreziku i vetëvrasjes tek veteranët me TBI është pothuajse dy herë më i lartë krahasuar me ata pa këtë diagnozë. Kjo ka rritur shqetësimet për pasojat afatgjata fizike dhe psikologjike të kësaj lufte, në SHBA.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip