Ulyanov: Teherani ka aftësinë t’i rezistojë presionit maksimal
-
Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë
Pars Today - Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, në reagim ndaj operacionit të pretenduar ekonomik të administratës Trump kundër Iranit, tha se rezultate pozitive mund të arrihen vetëm përmes diplomacisë së sinqertë.
Sipas Pars Today, duke cituar IRIB, Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, në reagim ndaj operacionit të pretenduar ekonomik të qeverisë amerikane kundër Iranit dhe kërcënimit të Donald Trumpit për të ndëshkuar çdo vend që mbështet Iranin, shkroi në llogarinë e tij në rrjetin social «X»: «Irani ka qenë nën sanksionet amerikane për disa dekada. Teherani tregoi gjatë mandatit të parë presidencial të Trumpit se ka aftësinë t’i rezistojë politikës së presionit maksimal.»
Ai theksoi: «Nëse Uashingtoni dëshiron vërtet të arrijë cilindo prej objektivave të tij, ka zgjedhur rrugën e gabuar. Rezultatet pozitive mund të arrihen vetëm përmes diplomacisë së sinqertë. Sa më shpejt që Shtetet e Bashkuara ta kuptojnë këtë realitet, aq më mirë do të jetë.»
(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)