Çfarë ndodhi në takimin e grupit Monafekin në Paris
(last modified Tue, 12 Jul 2016 08:03:59 GMT )
Korrik 12, 2016 10:03 Europe/Tirane
  • Çfarë ndodhi në takimin e grupit Monafekin në Paris

Ditën e shtunë në Paris u organizua takimi i grupit terrorist Monafekin. Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, një prej metodave të perëndimit për të usthruar presione ndaj RII, është mbulimi i lajmeve mbi aktivitetet e grupeve kundërshtare të shtetit iranian.

Perëndimorët për t’iu kundërvënë RII, i janë bashkuar një grupi që disa kohë më parë vetë ata e këtë grup e kanë futur në listën e grupeve terroriste. Bëhet fjalë për grupin terrorist Monafekin i cili herë pas here duke organizuar takime mbi gjoja opozita iraniane, përpiqen të jetë aktiv dhe i gjallë. Në takimin e grupit Monafekin në Paris ishin të pranishëm edhe disa mbështetës arabe dhe perëndimorë të këtij grupi terrorist. Gazeta libaneze Al Khaber ka shkruar se Turki Al Feisal, ish-shefi i inteligjencës saudite dhe babai i marrëdhënieve klandestine saudite me regjimin sionist, mori pjesë në një konferencë të organizuar në Paris me Monafekinët dhe zbuloi skenarin e ri të marrëdhënieve të tensionuara Riad-Teheran. Turki Al Feisal në konferencën e Monafekinëve në Paris troç dëshmoi mbështetjen e tij për grupin terrorist Monafekin, për të përmbysur Republikën Islamike të Iranit. Qeveria saudite është duke luajtur me karta të ndryshme për të eskaluar armiqësitë mes shiitëve të tilla si inkurajimi i konfliktit shiit-shiit, etiketimet e Iranit për ndërhyrje në Irak, mbështetja e grupeve ekstremiste të tilla si ISIS dhe Al-Kaeda së bashku me grupet e armatosura si Hamasi i Irakut apo grupi Abasian, shpërndarja po ashtu e flakëve të sherrit mes kurdëve me Iranin, si dhe ndarje e fiseve irakiane, të gjitha këto shihen si karta të Arabisë që po tenton t’i luaj në Irak. Besohet se pushtetarët vehabistë të Arabisë Saudite synojnë të ndezin zjarr dhe konflikte në rajon, në mënyrë që të godasin Iranin, i cili është një nga lojtarët më të mëdhenj kundër terrorizmit dhe kundër sionizmit. Ata po bëjnë përpjekje të ndezin konflikte ndër-etnike dhe ndërsektare në Iran, për të realizuar qëllimet e tyre të dështuara. Turki Al Feisal në konferencën e Monafekinëve në Paris troç dëshmoi mbështetjen e tij për grupin terrorist Monafekin, për të përmbysur Republikën Islamike të Iranit. Këshilltari i ministrit të jashtëm të RII ka konfirmuar deklaratën e ish kreut të shërbimit sekret të Arabisë Saudite mbi kreun e grupit terrorist Monafeki (MEK) dhe shtoi se Arabia Saudite ka dhënë ndihma të shumta financiare dhe të sigurisë për grupin terrorist MEK. Husein Amir Abdulahian këshilltar i ministrit të jashtëm të RII lidhur me deklaratën e Turki Fejsal princ saudit dhe ish kreu i shërbimit sekret të Arabisë Saudite i cili ka njoftuar për vdekjen e Masud Raxhavi kreu i grupit terrorist MEK, ka konfirmuar këtë lajm dhe akt hënë: Deklarata e Turki Fejsal konfirmon se Arabia Suadite ka dhënë ndihma të shumta financiare dhe të sigurimit për terrorizmin dhe kjo është një prej prioriteteve të punës së Riadit. Ish shefi i departamentit për çështjet arabe dhe afrikane në MPJI z. Abdulahian ndër të tjera tha; Gabimi strategjik që bëri Riadi duke përdorur terrorizmin për të ndikuar në zhvillimet e rajonit, e ka dëmtuar rëndë si Arabinë Saudite por edhe partnerët e saj. Arabia Saudite duhet t'i japë fund veprimtarisë së saj ushtarake dhe agresive në rajon dhe të përqendrohet në rrugëzgjidhjet politike si dhe të heqë dorë nga mbështetja e hapur dhe indirekte për terrorizmin. Turki Fejsal princ i Arabisë Saudite dhe ish kreu i shërbimit informativ sekret të këtij vendi, ditën e shtunë gjatë konferencës vjetore të grupit terrorist Monafekin në Paris, njoftoi për vdekjen e Masud Raxhaiv kreu i këtij grupi terrorist. Më herët ishin dhënë lajme për largimin e kreut të grupit MEK nga Iraku për në Arabinë Saudite për shkak të sulmeve të Amerikës në Irak.

 

Tags