Shtaienmaier paralajmëron në lidhje me luftën e re të ftohtë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i21343-shtaienmaier_paralajmëron_në_lidhje_me_luftën_e_re_të_ftohtë
Paralajmërimi i ministrit të punëve të jashtme të Gjermanisë në lidhje me fillimin e një lufte të ftohtë mes Moskës dhe NATO-s nuk një çështje që mund të anashkalohet lehtë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 14, 2016 09:58 Europe/Tirane
  • Shtaienmaier paralajmëron në lidhje me luftën e re të ftohtë

Paralajmërimi i ministrit të punëve të jashtme të Gjermanisë në lidhje me fillimin e një lufte të ftohtë mes Moskës dhe NATO-s nuk një çështje që mund të anashkalohet lehtë.

Frank Walter Shtainmaier, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, ka paralajmëruar seriozisht në lidhje me fillimin e një lufte të re të ftohtë dhe rivalitetin e mundshëm të armëve me Rusinë. Ky paralajmërim është publikuar në kohën kur për shkak të krizës në Ukrainë, marrëdhëniet mes Rusisë dhe NATO-s për një kohë të gjatë janë të tensionuar. Kievi zyrtar dhe perëndimorët po kritikojnë Moskën për përkrahje ndaj separatistëve pro rus në lindje të Ukrainës në luftën e tyre kundër forcave qeveritare të Ukrainës. Mirëpo këtë çështje e ka hedhur poshtë Moska. Socialdemokratet e Gjermanisë duke përfshijë edhe Shtainmaierin deri më tani shumë herë kanë kritikuar politikën e përballjes së perëndimit me Rusinë dhe kanë kërkuar ndryshimin e kësaj politike. Sidoqoftë duket se demokristianët e Gjermanisë me në krye Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, kanë ndjekur një politikë të dyanshme në lidhje me këtë çështje. Gjatë muajve të fundit marrëdhëniet mes Moskës dhe NATO-s janë bërë edhe më të tensionuara. Ndjekja e strategjisë së rrezikshme dhe provokuese për shtrirjen e NATO-s në lindje, ka ushtruar ndikim të madh në këtë drejtim. Ajo që është e sigurt është kjo që vazhdimi i politikës aktuale do të çojë deri në një përballje edhe më të ashpër mes Moskës dhe NATO-s dhe ndoshta edhe në përsëritjen e ngjarjeve të luftës së ftohtë. Gjatë mandatit të presidentit Barak Obama për herë të parë pas përfundimit të luftës së ftohtë kemi vërejtur se perëndimi ka kërcënuar me luftë Rusinë për shkak të krizës në Ukrainë. Në të kundërtën, edhe funksionarët e Rusisë u janë përgjigjur në të njëjtën mënyrë perëndimorëve dhe kanë paralajmëruar në mënyrë serioze në lidhje me çfarëdo lloj aventure të NATO-s kundër Rusisë. Aktualisht marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë janë tensionuar në masë të madhe. Këto tensione janë shtuar edhe më tepër me dislokimin e forcave ushtarake të NATO-s në lindje të Evropës dhe në kufij me Rusinë. Shtainmaier para takimit të këshillit NATO-Rusi ka paralajmëruar në lidhje me rrezikun përballjes me Moskën dhe përsëritjes së luftës së ftohtë dhe ka deklaruar se ne i qëndrojmë besnik zotimeve tona ndaj NATO-s, mirëpo kërkojmë që të mos ndodhë kurrfarë konkurrence e armatimit dhe gjithashtu as ndonjë luftë e re ftohtë me Rusinë.