Neutralizohet një plan i madh terrorist i ISIS në Marok
https://parstoday.ir/sq/news/world-i22219-neutralizohet_një_plan_i_madh_terrorist_i_isis_në_marok
Ministria e brendshme e Marokut njoftoi neutralizimin e një plani të madh terrorist të ISIS në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 21, 2016 03:57 Europe/Tirane
  • Neutralizohet një plan i madh terrorist i ISIS në Marok

Ministria e brendshme e Marokut njoftoi neutralizimin e një plani të madh terrorist të ISIS në këtë vend.

Sipas një njoftimi të agjencisë Sumarie News të Irakut, funksionarët e Marokut njoftuan se grupi terrorist ISIS kishte hartuar një plan për kryerjen e operacioneve të mëdha terroriste në qendrat publike, organet e sigurisë dhe zonat turistike të Marokut, por ky plan është neutralizuar me zbulimin dhe arrestimin e terroristëve që kishin ndërmend të zbatonin këtë plan. Në deklaratën e lëshuar nga ministria e brendshme e Marokut thuhet se janë arrestuar të paktën 6 persona për kryerjen e akteve terroriste dhe për anëtarësim në grupin terrorist ISIS. Gjatë hetimeve të kryera u vu re se ky grup kishte ndërmend të zbatonte një plan të ISIS për të kryer akte terroriste në rajonet publike, pikat turistike hotele dhe qendra të sigurimit në Marok. Deri tani Maroku ka identifikuar dhe arrestuar 35 grupe terroriste të varur nga ISIS. Rabati njofton se që nga koha e shpërthimit kamikaz në qytetin Dar Bidha në vitin 2003, në Marok janë shkatërruar gjithsej 155 grupe terroriste.